Barella refuzon pesë gjigantë evropianë, Interi ka gati shiritin e kapitenit dhe kontratë me rritje page për yllin italian

Nicolo Barella është njëri nga emrat më të kërkuar nga klubet e mëdha evropiane, por pritet të mbetet te Interi, ndërsa këta të fundit janë gati t’i ofrojnë rinovim kontrate me rritje page dhe shiritin e kapitenit.
Barcelona, Bayern Munich dhe Real Madrid. Por ,edhe Manchester United dhe Paris Saint-Germain. Pesë janë emrat e mëdhenj në Evropë me të njëjtën ide: duan transferimin e Barellas.
Mesfushori i lindur në vitin 1997 është bërë shpejt një yll i ekipit të Interit dhe kombëtares së Italisë, duke qenë një lojtar i pazëvendësueshëm, teksa ka fituar gjithashtu edhe etiketimin e lojtarit të pa-transferueshëm këtë sezon.
Në fakt, Nerazzurrët i kanë idetë e qarta, Barella nuk preket në asnjë mënyrë. Ai përfaqëson të tashmen dhe të ardhmen, një investim i rëndësishëm iu bë atij një vit e gjysmë më parë (37 milionë euro plus bonus, deri në 45 milionë euro, për ta rrëmbyer nga Cagliari).
Thelbësor, jo vetëm për çështje tekniko-taktike. Barella nuk është vetëm një burim, prototipi i mesfushorit modern, ai është një nga ata që djersin fanellën, ai që përfaqëson ‘interismo’ në të gjitha nuancat e tij. Një lider, një simbol, në një futboll që identifikohet gjithnjë e më pak.
Sipas mediumit Corriere della Sera, për këtë arsye, pasi të mbarojë urgjenca e Covid-19 dhe e ardhmja e klubit do të dihet, Interi mund të rinovojë kontratën e tij, e cila aktualisht skadon në vitin 2024, me një pagë që mund të rritet nga 2.5 në 4.5 milion euro neto në sezon.
Përveç kësaj, Barella do të kishte edhe premtimin e shiritit të kapitenit, pasi të përfundojë aventura e Samir Handanovic te Nerazzurrët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë