Ish-deputeti i LDK-së, Bardhyl Meta, ka reaguar ndaj një deklarate të bërë dje ngabashkëpartiakja e tij, Melihate Tërmkolli, e cila tha se të gjithë kandidatët pretedentë për kryetar të LDK-së, është dashur të japin dorëheqje nga kjo parti, përfshirë edhe Lumir Abdixhikun.

Meta, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Tërmkolli po dojka me “Re’formue” dhe rikthye LDK-në n’Fron - tue përzanë personalitete e kuadro të LDK!”


“Euuuu ku po dojka i Madhi zot me na farue nga do ‘Pronarë’ e ‘Pronare’ të LDK-së e “t’vërtetave të “Saj”...!”, ka shkruar Meta.

Postimi i plotë i Metës:“Melihate Termkolli - “Sekuritasi n’Derë t’LDK-ës”! - Paska perzane Lumir Abdixhikun!? Termkolli po dojka me “Re’formue” dhe rikthye LDK-në n’Fron - tue përzanë personalitete e kuadro të LDK! - Paska fillue me Lumir Abdixhikun dhe Akademiket (Kujtim Shalen)!? Po flet e “lexon dosje për njerëz”?! Sapo e lexova se paska deklaruar, se: - “Pse, kush është Lumir Abdixhiku për LDK-në?” “Kush e ka sjell Lumirin aty”? “Ku është rritur e shkolluar Lumiri?” Paska dosje a? Ku osht shkollu bre..., ku..., bash tregona, çka flet “Dosja” Melihate...?! Euuuu ku po dojka i Madhi zot me na farue nga do “Pronarë” e “Pronare” te LDK-es e “t’vertetave të “Saj”...! -Kishe po pakohen “pronaret”, keta po shtohen? Qysh i tha ajo plaka Bajram Rexhepit: ... valla na ke nimu, na e ke *i at’ nanë...! P.S. Shkojnë - e vijnë - n’LDK, dhe qesin prap Kanun e shkelma...” (sic.), ka shkruar Meta.

Në një debat televiziv Tërmkolli të martën ka thënë që edhe Lumir Abdixhiku duhet të largohet nga LDK-ja.

Më teja jo ka pyetur: “Pse kush është Lumir Abdixhiku për LDK-në? Kush e ka sjell Lumirin aty? Ku është rritur e shkolluar Lumiri?”.

Ajo ka thënë se në LDK ka ende shumë, siç i quan ajo, profiterë që shikojnë interesat e tyre dhe “nuk u intereson fati i LDK-së”.