Dy reperët e njohur Bardhi dhe Ledri Vula kanë bashkuar forcat për të sjell një projekt të ri muzikor.

Bardhi dhe Ledri kanë bashkëpunuar për këngën “Copë copë”, e cila pritet të publikohet në ditët në vazhdim.


Përmes një video të shkurtër nga studio muzikore, Bardhi ndau me fansat në Instagram një pjesë të shkurtër të këngës, ndërsa nuk zbuloi datën e publikimit.

ledrivula 250234321 385166073292131 851551627180533628 n Foto: Ledri Vula/Instagram

Kujtojmë që kjo do të jetë kënga e tyre e parë së bashku, teksa të dy njihet për shumë bashkëpunime të suksesshme.

Ndërkohë, Bardhi po ashtu ka zbuluar se është drejt finalizimit të albumit “Trandafil” që do të publikohet me nëntë nëntor.

Kënga e fundit e Bardhyl Idrizit (emri i vërtetë) erdhi në bashkëpunim me reperin Gjesti, në anën tjetër Ledri po shijon suksesin e bashkëpunimit me Gjikon dhe Lumi B “Ça bone”. /Telegrafi/