LAJMI I FUNDIT:

Bardhi dhe Shkurte Gashi të premten sjellin këngën e re

Bardhi dhe Shkurte Gashi të premten sjellin këngën e re

Artistët shqiptarë, Bardhi dhe Shkurte Gashi, kanë bashkuar forcat për një tjetër projekt muzikor.

Dyshja e famshme e estradës njoftuan së fundmi se po vijnë sërish me një bashkëpunim.

Ata kësaj radhe kanë shpërndarë një pjesë nga videoklipi, i cili pritet të publikohet të premten (21 prill).


Foto: Screenshot/Instagram

“Bajram Party me këtë bakllavë me sheqer ua servojmë”, ka shkruar artisti nga Kumanova krahas këtij postimi.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Kënga duket të jetë me plot ritëm, gjersa besohet se do të pritet mirë edhe nga publiku.

Bardhi dhe Shkurta po ashtu kanë një duet së bashku të quajtur “Mama Mia”, pjesë e të cilit është edhe Nora Istrefi.

Kënga e tyre deri më tani ka grumbulluar mbi 17 milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by BARDHI (@bardhi)