LAJMI I FUNDIT:

Bardhi akuzon Ramën se ka emëruar këshilltar ish-agjentin sekret rumun, reagon Çuçi

Bardhi akuzon Ramën se ka emëruar këshilltar ish-agjentin sekret rumun, reagon Çuçi

Kryetarja e Kuvendit rrëzoi në nisje të seancës plenare këtë të enjte kërkesën e kryetarit të grupit të PD-së Gazment Bardhi për interpelancë me Kryeministrin Edi Rama.

Bardhi akuzon kreun e qeverisë se ka emëruar si këshilltar të jashtëm një ish-agjent sekret rumun, Florian Coldea, që sipas tij është i përfshirë në trafik ndërkombëtar droge.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi, i cili kërkoi fjalën pas Gazment Bardhit, tha se tashmë Coleda nuk është më këshilltar i kryeministrit, pasi u hoq në momentin që në vendin e tij filloi procesi i hetimit për të.


“Koha kur Damir Fazlliç ulej në këshillin e sigurimit, një këshilltar i marr nga llumi i mafies sllave dhe i ulur në këshillin e sigurimit të Shqipërisë, ka kaluar. Personi për të cilin kryetari i grupit të PD, kërkoi interpelancë është një ish-zyrtar i lartë i shërbimeve inteligjente, madje me gradën gjeneral i një vendi të Bashkimit europian i cili ka udhëhequr në mënyrë profesionale procese që lidhen me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Rumani.

Kryeministri shqiptar e ka marr në një moment kur nuk ishte më në pozicion. Nëse akuzohet në vendin e tij për vepra të ndryshme, ajo është një çështje e Rumanisë jo e Shqipërisë. Në momentin që kryeministri është informuar për këtë gjë nuk e ka më këshilltar. E ka larguar. Nëse ka diçka që duhej sqaruar është, a është ky akoma këshilltar i kryeministrit? Jo, që në momentin që një proces ka filluar në vendin e tij nuk është më këshilltar”, tha Bledi Çuçi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Çfarë na bën ajri i ndotur?

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Lajme
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Lajme
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Lajme

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Kalo në kategori