LAJMI I FUNDIT:

Deri tani janë vaksinuar 10 mijë persona, Bardhi: Sot ka filluar vaksinimi antiCOVID edhe për pacientët në dializë

Deri tani janë vaksinuar 10 mijë persona, Bardhi: Sot ka filluar vaksinimi antiCOVID edhe për pacientët në dializë
Foto: Ilustrim

Që nga fillimi i vaksinimit në Kosovë e deri më sot janë mbi 10 mijë persona që kanë marrë vaksinën antiCOVID-19.

Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë po vazhdon vaksinimi antiCOVID-19, ndërsa sot kanë filluar ta marrin vaksinën edhe pacientët në dializë. Vetëm gjatë paradites së sotme janë vaksinuar 6 pacientë me dializë dhe 24 të moshuar mbi moshën 80 vjeç, e po ashtu vaksinën e morën edhe 16 punëtorë shëndetësorë.


Koordinatori i Qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi në një konferencë për medie ka treguar se si ka shkuar procesi i vaksinimit të mërkurën.

“Sot në qendrën ‘1 Tetori’ ka filluar vaksinimi edhe i personave apo pacientëve që janë me dializë […]aktualisht deri më tani i kemi 6 persona me dializë që janë tashmë vaksinuar por që presim që gjatë ditës të vijnë dhe të tjerë pacientë të vaksinohen. Gjatë tërë ditës të sotme, sipas rekomandimeve që na kanë ardh, përpos kësaj kategorie në qendrën ‘1 Tetori’ janë duke u vaksinuar prapë edhe të moshuarit që janë mbi moshën 80 vjeçare e që aktualisht deri më tani kemi 24 të vaksinuar si dhe personel shëndetësorë që i kemi 16 të vaksinuar. Nëse e marrim si shifër totale deri këto qaste, pra sot janë 46 persona që janë vaksinuar”, tha ai.

10 mijë personat që morën dozën e parë të vaksinës antiCOVID-19 sipas Bardhit në mesin e qershorit do të marrin edhe dozën e dytë të vaksinës AstraZeneca, raporton KP.

“Deri më tani kemi 10 mijë të vaksinuar, përfshirë personelin shëndetësorë dhe të moshuarit[…]Të gjithë ata që tashmë janë të vaksinuar pa dyshim që kartelën që kanë marrë me vete është e specifikuar edhe data e dozës së dytë që në fakt të gjithë ata që i kanë marrë gjatë kësaj periudhe dy javore të gjithë i bien që nga mesi i qershorit e tutje sipas datave që në mënyrë automatike do të marrin dozën e dytë Astrazeneca”, tha ai

Pacientët në dializë të Komunës së Prishtinës mund të vaksinohen në qendrën “1 Tetori”, kurse të tjerët, nëpër njësitë e vaksinimit të QKMF-së në komunën ku jetojnë.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori