Së bashku me Ansu Fatin, Pedri është njëri ndër lojtarët me të rëndësishme te Barcelona aktualisht.

Ronaldo Koeman po i jep shumë hapësirë lojtarit 17-vjeçar që kur u transferua nga Las Palmas në verën që shkoi.


Mesfushori me lojën e tij po tregon se ka një të ardhme të ndritur para vetës dhe mund të bëhet njëri ndër lojtarët më të mirë që ka pasur Barcelona ndër vite.

Pedri Barcelona Twitter 571 855

Blaugranasit e transferuar Pedrin nga rivali i tyre spanjoll për shumën e pesë milionë eurove, mirëpo që kjo shumë mund të rritet deri në 22 milionë.

Nëse lojtari i bënë 25 paraqitje në të gjitha garat për skuadrën katalunase, atëherë do të aktivizohet marrëveshja mes të dyja klubeve.

pedri koeman acepta

Kontrata e Pedrit skadon në fund të këtij sezoni, mirëpo që Barcelona e ka mundësinë që të vazhdojë atë edhe për dy edicione të tjera.

Në rast se zgjatet kontrata e tij, atëherë 22 milionë euro do të kalojnë në llogarinë e Las Palmas automatikisht. /Telegrafi/

telegrafi sport app