LAJMI I FUNDIT:

Barcelona tenton t’i fshijë manipulimet e kompanisë “I3 Ventures” që u mor me prishjen e imazhit të legjendave dhe lojtarëve të klubit

Barcelona tenton t’i fshijë manipulimet e kompanisë “I3 Ventures” që u mor me prishjen e imazhit të legjendave dhe lojtarëve të klubit

Pasi Cadena Ser raportoi se Barcelona ka paguar kompaninë “I3 Ventures” që të bënte dëmtimin e imazhit të legjendave të klubit dhe të lartësonte punën e Jose Maria Bartomeut, kanë dalë detaje të reja.

Mundo Deportivo tani raporton se kompania që është marrë me një gjë të tillë ekziston dhe presidenti i klubit është në probleme serioze.

Sipas mediumit spanjoll, Barcelona po tenton tani të eliminojë manipulimet e kompanisë që ka nxjerrë në pah disa imazhe të këqija të legjendave dhe lojtarëve që e kritikojnë punën e Bartomeut.


Foto: Cadena Ser

“I3 Ventures” kishte krijuar disa llogari në rrjetet sociale që të promovonin më shumë punën e presidentit të klubit dhe t’i kritikonte personat që ishin kundër tij.

Barcelona reagoi se nëse një gjë e tillë është e vërtetë, do të shkëpuste marrëveshjen me kompaninë dhe do t’i ndiqte të gjitha rrugët ligjore.

Duket se katalunasit do të kenë shumë punë për të bërë, shkaku që dokumentet janë zbuluar se kompania “I3 Ventures” i ka bërë të gjitha manipulimet me llogaritë.

Barcelona mohon të ketë punësuar kompani për të dëmtuar reputacionin e legjendave të klubit
Lexo po ashtu Barcelona mohon të ketë punësuar kompani për të dëmtuar reputacionin e legjendave të klubit

Mundo Deportivo më tej raporton se Bartomeu do të mbajë një takim me lojtarët dhe do të tentojë të qartësojë punën e kompanisë “I3 Ventures” dhe skandalit që ka shpërthyer në klub.

Dokumentet në lidhje me kompaninë dhe manipulimet që ka bërë mund t’i shikoni këtu. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Ndërkombëtare
Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Serie A
Man Utd dhe Chelsea garojnë 'kokë për kokë' për shërbimet e ish-yllit të Man Cityt

Man Utd dhe Chelsea garojnë 'kokë për kokë' për shërbimet e ish-yllit të Man Cityt

Premier League
Wayne Rooney zbulon kundërshtarin më të vështirë me të cilin është përballur gjatë karrierës së tij

Wayne Rooney zbulon kundërshtarin më të vështirë me të cilin është përballur gjatë karrierës së tij

Premier League
Kalo në kategori