LAJMI I FUNDIT:

Barcelona synon ta rikthejë në Camp Nou një ish-lojtar të tyre për ta zëvendësuar Gavin

Barcelona synon ta rikthejë në Camp Nou një ish-lojtar të tyre për ta zëvendësuar Gavin

Lëndimi i Gavit me Përfaqësuesen e Spanjës ka qenë një goditje e madhe për Barcelonën, pasi mesfushori i talentuar ka qenë një nga pikat e forta të katalunasve këtë edicion.

Menjëherë pasi klubi katalunas ka kuptuar se nuk do ta kenë Gavin në dispozicion nga shtatë deri në nëntë muaj, kanë filluar të mendojnë për zëvendësuesin e tij.

Një opsion interesant i katalunasve është rikthimi i ish-mesfushorit të tyre, Thiago Alcatanta i cili aktualisht është pjesë e Liverpoolit.


Nuk është në planet e Liverpoolit, dy gjigantët italianë pas Thiago Alcantaras
Lexo po ashtu Nuk është në planet e Liverpoolit, dy gjigantët italianë pas Thiago Alcantaras

Gazeta katalunase Sport ka raportuar se Thiago ka një kosto të ulët duke marrë parasysh se i skadon kontrata në verë me Liverpoolin dhe mund të arrihet një marrëveshje qysh në afatin kalimtar të janarit.

32-vjeçari ende nuk ka luajtur këtë edicion shkaku i lëndimit, por ai pritet të rikthehet në fushë në muajin dhjetor.

Barcelona e gjen zëvendësuesin e Gavit në Ligën Premier
Lexo po ashtu Barcelona e gjen zëvendësuesin e Gavit në Ligën Premier

Tani rikthimi i Thiago Alcantaras te Barcelona është një mundësi shumë e mirë me tifozët katalunas që mezi po presin një gjë e tillë të bëhet realitet pasi spanjolli ishte një idhull në Camp Nou para largimit nga Barça.

Thiago e filloi karrierën e tij në Akademinë La Masia të Barçës përpara se të transferohej te Bayern Munich në vitin 2013 për 25 milionë euro. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Ikona e Argjentinës shpjegon pse Ronaldo ka qenë gjithmonë më i mirë se Messi

Ikona e Argjentinës shpjegon pse Ronaldo ka qenë gjithmonë më i mirë se Messi

Ndërkombëtare
Publikohet video nga biseda e gjyqtarit me VAR-in para se të akordonte penallti për Atletico Madridin

Publikohet video nga biseda e gjyqtarit me VAR-in para se të akordonte penallti për Atletico Madridin

La Liga
Gjithmonë e më shumë shtohen zërat se Ronaldo ka vendosur për të ardhmen e tij

Gjithmonë e më shumë shtohen zërat se Ronaldo ka vendosur për të ardhmen e tij

Ligat tjera
Barcelona fiton pastër ndaj Sevilla, bëhet hije e Realit dhe Atleticos

Barcelona fiton pastër ndaj Sevilla, bëhet hije e Realit dhe Atleticos

La Liga
Barcelona e vendosur të fitojë mbi 10 milionë euro nxitje financiare pasi po konfirmohen miqësore në Azi

Barcelona e vendosur të fitojë mbi 10 milionë euro nxitje financiare pasi po konfirmohen miqësore në Azi

La Liga
Befason ish-gjyqtari spanjoll – deklaron se ylli i Real Madridit duhej të ishte përjashtuar me karton të kuq

Befason ish-gjyqtari spanjoll – deklaron se ylli i Real Madridit duhej të ishte përjashtuar me karton të kuq

La Liga
Kalo në kategori