Barcelona e ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Osasunas.

Përballja që zhvillohet nesër (e shtune) nga ora 17:00, do të jetë e vlefshme për xhiron e tretë në La Liga.


As në këtë përballja nuk do të jetë Lionel Messi, që aktualisht është i lënduar, mirëpo pritej të ishte së paku në bankën rezervë.

ansu fati barcelona 2019 20 92k37fc4ofa119nkph2lomrr2 Ansu Fati (Foto: Goal.com/Getty Images)

Te katalunasit po ashtu do të mungojnë edhe Luis Suarez dhe Ousmane Dembele, që janë të lënduar.

Barcelona do të jetë mysafir i Osasunas, përballje aspak e lehtë për kampionin aktual të La Liga-së.

Për këtë takim është ftuar përsëri Ansu Fati, që shkëlqeu në fundjavën e kaluar, e që atij i janë bashkangjitur edhe lojtarë tjerë të talentuar si Charles Perez, Inaki Pena dhe Wague. /Telegrafi/

telegrafi sport app