LAJMI I FUNDIT:

Barcelona po tenton ta bind top mesfushorin të largohet për t’i liruar vendin blerjeve të reja

Barcelona po tenton ta bind top mesfushorin të largohet për t’i liruar vendin blerjeve të reja

Barcelona pritet që të bëjë të paktën një blerje të madhe këtë verë dhe sipas asaj që raportohet lojtari në fjalë pritet të jetë Nico Williams.

Përkundër faktit se presidenti Joan Laporta ka pretenduar se klubi është në gjendje që ta përballojë financiarisht transferimin e Williamsit, nuk ka pasur aspak transparencë nga klubi blaugranas, pasi nuk ka ndonjë sugjerim se ata do ta aktivizojnë klauzolën e tij të lirimit prej 58 milionë eurosh.

Shumica e mediave kishin raportuar se në lidhje me këtë problem, Barcelona duhet të bëjë disa shitje këtë verë.


Blaugranasit kishin planifikuar që në mesin e shitjeve të jetë njëri prej Ansu Fati, Frenkie De Jong, Ronald Araujo ose Raphinha, por i vetmi opsion që mbetet ende i mundshëm është braziliani.

Tre të tjerët për momentin janë të lënduar, ndërsa vet Raphinha personalisht e kishte bërë me dije se nuk planifikon largimin nga Katalonia.

Kjo ka bërë që Barcelona të kërkojë alternativa të tjera dhe siç raporton SPORT, ata po mundohen të ‘testojnë ujërat’ me Ilkay Gundogan, për të parë nëse ai është i interesuar të transferohet në Katar apo Arabi Saudite.

Paratë që fitohen nga çdo shitje e mundshme do të ishte një profit i drejtpërdrejtë pasi Gundogan u transferua si lojtar i lirë tek Barcelona dhe është në mesin e lojtarëve me pagën më të madhe.

Gundogan nuk ka për qëllim që të largohet siç qëndrojnë gjërat madje gjermani veteran kishte diskutuar në lidhje me sezonin e ri me trajnerin Hansi Flick.

33-vjeçari pritet që të rikthehet nga pushimet dhe të udhëtojë me ekipin për turin parasezonal në Amerikë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori