Barcelona pëson një goditje të rëndë, ylli i ekipit jashtë fushës për gjashtë javë

Mesfushori i Barcelonës, Gavi, do të mungojë për të paktën gjashtë javë për shkak të një dëmtimi në menisk.
21-vjeçari sapo ishte rikuperuar nga një dëmtim në ligamentin e kryqëzuar, por tani përballet me një tjetër periudhë jashtë fushave.
Stafi mjekësor e vlerësoi pas dy javësh pushim, pasi ai mungoi ndaj Rayo Vallecanos.
Sipas gazetarit Gerard Romero, Barcelona po ndjek një trajtim konservativ për të shmangur ndërhyrjen kirurgjikale të Gavit.
CUMBRE por GAVI
Esta mañana a primera hora, el jugador, familia y agentes reunidos con el club para ver la evolución del mediocampista.
Gavi seguirá el tratamiento conservador, y en una semana se volverá a valorar la situación de la rodilla, por si necesita intervención… pic.twitter.com/rJd10aNiN9
— Gerard Romero (@gerardromero) September 12, 2025
Megjithatë edhe nëse nuk operohet, ai nuk do të rikthehet para pushimit ndërkombëtar të tetorit.
Rikthimi i tij pritet të jetë pas ndeshjes me Gironën më 18 tetor.
Pjesëmarrja në El Clasico më 26 tetor është shumë e pasigurt, edhe nëse rikuperimi shkon mirë. Midis këtyre dy ndeshjeve, Barcelona do të përballet me Olimpiakosin në Ligën e Kampionëve.

Para pauzës, Barcelona ka edhe shtatë ndeshje të tjera: Valencia, Newcastle United, Getafe, Real Oviedo, Real Sociedad, PSG dhe Sevilla.
Trajneri Hansi Flick do të mbështetet te Frenkie de Jong, Pedri dhe Marc Casado si zëvendësues për Gavin, ndërsa Marc Bernal mund të përfshihet në rotacion. /Telegrafi/













































