Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka thënë se mesfushorit Ivan Rakitic, nuk do t’i vazhdohet kontrata, siç ka kërkuar lojtari. 

Kroati ka qenë i lidhur me një lëvizje te Paris Saint-Germain këtë verë para se të thoshte se do të qëndrojë te Barca, por me një ofertë të re të kontratës.


Por presidenti ia bën me dije kroatit që këtë vit nuk ka rritje.

5027335 Kur Rakitic erdhi te Barcelona

"Momentalisht nuk jemi në gjendje t’i plotësojmë  kushtet që Rakitic na i kërkon. Jo momentalisht".

"Nga sezoni i ardhshëm ne mund ta shohim atë me pagë të re te Barcelona”, ka thënë Bartomeu për Onda Cero.

fc barcelona v real sociedad la liga santander 5b7a794b9d338ca124000003 Mesfushor i hatashëm është kroati 

Raktici është te Barcelona që nga viti 2014 kur erdhi nga Sevilla.

Kroati prej largimit të Xavit, është kthyer në pikë kyçe te Barcelona, ku ka shënuar gol edhe në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2015. /Telegrafi/

telegrafi sport app