Rreth 525 mijë persona që përkrahin idenë e Katalonisë së pavarur janë mbledhur në Barcelonë për të protestuar kundër dënimit të liderëve të tyre, duke kërkuar ndarjen nga Spanja.

Në rrugët kryesore të qytetit masa e mbledhur ka valuar flamurin e këtij vendi dhe transparentë me mbishkrime "liri të burgosurve politikë", transmeton Telegrafi.


2 83

E në anën tjetër të qytetit mijëra studentë dhe nxënës të cilët nga e mërkura janë futur në grevë, janë duke tentuar t'i afrohen ndërtesës së policisë nacionale të Spanjës, që po ruhet nga forca të shumtë të njësive speciale.

3 69

Aty ka pasur përplasje me forcat e rendit, me ç'rast janë arrestuar tre persona në mesin e tyre edhe dy adoleshentë, kurse një polic ka pësuar lëndime trupore.

4 54

Studentët e maskuar kanë hedhur gurë dhe shishe, duke detyruar njësitet speciale të tërhiqen. Ata vazhdimisht po bërtasin: "Barcelona anti-fashiste" dhe "Rrugët do të jenë gjithmonë tonat".

5 44

Sikur kjo të mos mjaftonte, kanë bombola me gaz si dhe mjete piroteknike, ku më pas i kanë vënë zjarrin kontejnerëve të mbeturinave duke krijuar barrikada. /Telegrafi/

6 32

7 31

8 25

9 18

10 16

11 16

12 11

https://twitter.com/ohboywhatashot/status/1185246107691032580