Klubi katalunas, Barcelona ka njoftuar zyrtarisht se Pedri ka pësuar një dëmtim në kofshën e djathtë dhe do të mungojë për një muaj.

23-vjeçari e mori dëmtimin gjatë fitores 4-2 kundër Slavia Pragës në Ligën e Kampionëve mbrëmë (e mërkurë), të cilin e ka konfirmuar edhe Barcelona.


“Testet e kryera këtë mëngjes kanë konfirmuar se lojtari i ekipit të parë Pedro Gonzalez “Pedri” ka një dëmtim në muskulin e kofshës së djathtë, të cilin e mori gjatë ndeshjes kundër Slavia Pragës dje. Koha e rikuperimit pritet të jetë një muaj”, thuhet në njoftim.

Do të jetë një goditje e madhe për gjigantët katalunas, pasi Pedri ka qenë në një formë spektakolare këtë sezon, duke luajtur një rol kyç në dominimin e klubit spanjoll në të gjitha garat. Ai ka shënuar dy gola dhe ka dhënë tetë asistime.

Mungesa e 23-vjeçarit do të ndikojë gjithashtu në ndjekjen e titullit të La Ligës nga Barça, ndërsa ata do të luajnë gjithashtu kundër Copenhagen në ndeshjen e tyre të fundit në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve dhe kundër Albacete në çerekfinalet e Kupës së Mbretit në javët e ardhshme.

Trajneri kryesor Hansi Flick do të përpiqet të përballojë mungesën e Pedrit duke llogaritur te Frenkie de Jong, Marc Bernal, Fermin Lopez, Marc Casado, Dani Olmo dhe Eric Garcia. /Telegrafi/

telegrafi sport app