LAJMI I FUNDIT:

Barcelona është e pandalshme në vitin 2021: 37 pikë nga 39 të mundshme

Barcelona është e pandalshme në vitin 2021: 37 pikë nga 39 të mundshme

Barcelona është në rritje. Që nga viti 2021 ata kanë treguar qëndrueshmëri në La Liga dhe ata kanë lënë mbrapa fillimin e tyre të dobët të sezonit.

Tani, ata po qëndrojnë si hije e Atletico Madrid, epërsia e të cilit në krye është zvogëluar në katër pikë.

Ky rikthim është falë asaj që Barcelona ka bërë në 13 ndeshjet e fundit – duke fituar 12 dhe duke barazuar vetëm një.


‘GOAT për një arsye’ – faqja e La Ligës publikoi rekordet e Messit në ligë
Lexo po ashtu ‘GOAT për një arsye’ – faqja e La Ligës publikoi rekordet e Messit në ligë

Barcelona është e pamposhtur në La Liga këtë vit kalendarik. Ndeshja e vetme që ata nuk fituan erdhi kundër Cadiz më 21 shkurt. Një fitore 6-1 në Real Sociedad të dielën në mbrëmje sapo erdhi si prova e fundit se ata janë skuadra më e mirë në Spanjë për momentin.

Po ashtu, ata mundën Granadan 4-0, Alavesin 5-1 dhe Huescan 4-1 javët e fundit.

Si arriti Joan Laporta t’i sigurojë 125 milionë euro për Barcelonën – detaje nga pjesëmarrësit që do të ndihmojnë për transferime
Lexo po ashtu Si arriti Joan Laporta t’i sigurojë 125 milionë euro për Barcelonën – detaje nga pjesëmarrësit që do të ndihmojnë për transferime

Afër perfeksionit në vitin 2021

Atletico Madrid dhe Real Madrid kanë lëshuar më shumë pikë sesa Barcelona në vitin 2021.

Los Rojiblancos kanë fituar nëntë, kanë barazuar katër dhe kanë humbur një nga 14 ndeshjet e tyre që nga fundi i vitit. Skuadra e Zinedine Zidanes, ndërkohë, ka fituar tetë, barazuar tre dhe ka humbur një nga 12 takimet e tyre.

Nga mesi i fushës - Sergio Busquets me shumë klas e vendosi Leo Messin vetëm përballë portierit
Lexo po ashtu Nga mesi i fushës - Sergio Busquets me shumë klas e vendosi Leo Messin vetëm përballë portierit

Ronald Koeman ka arritur të gjejë qëndrueshmëri dhe një formacion të preferuar, pavarësisht problemeve të katalanasve me lendimet.

Lionel Messi duket se do të fitojë çmimin Pichichi (golashënuesi më i mirë) këtë sezon, pasi ai tashmë ka 23 gola.

Pas pushimit ndërkombëtar, Barcelona takohet me Real Valladolid dhe Real Madridin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Avokati thotë se Maradona

Avokati thotë se Maradona "u vra" në "një plan çnjerëzor që ishte efektiv"

Ndërkombëtare
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Liga e Kampionëve
Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Ndërkombëtare
Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori