LAJMI I FUNDIT:

Barcelona e gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Ligën Premier

Barcelona e gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Ligën Premier

Robert Lewandowski po kalon vitin e tij të dytë te Barcelona dhe është duke bërë shumë mirë.

Sulmuesi polak ka realizuar gjashtë gola dhe ka asistuar në katër të tjerë në 10 ndeshje zyrtares mes La Ligas dhe Ligës së Kampionëve.

Por duke parë moshën e tij, katalunasit janë duke menduar për një tjetër sulmues të qendrës pasi vështirë se Lewandowski do të jetë në të njëjtën formë deri në fund të kontratës e cila është në vitin 2026.


Sulmuesi argjentinas i Manchester Cityt, Julian Alvarez është objektivi kryesor i Barcelonës për repartin ofensivë.

Gazeta katalunase Sport ka raportuar se katalunasit e kanë prioritet transferimin e Alvarezit në verën e vitit 2024 pasi raportohet se ai ka një klauzolë largimi nga Citizens vetëm prej 50 milionë eurove.

Ylli i Manchester Cityt thotë se sot do të ishte lojtar i Real Madridit - por kishte një gjë që e pengoi
Lexo po ashtu Ylli i Manchester Cityt thotë se sot do të ishte lojtar i Real Madridit - por kishte një gjë që e pengoi

23-vjeçari ka kontratë me Cityn deri në verën e vitit 2028, por kampionët e Anglisë synojnë që t’ia vazhdojnë atë në mënyrë që ta heqin klauzolën e largimit.

Gjithsesi tani vet lojtari do të vendos nëse do të vazhdoj kontratën apo do të pres oferta më të mira në një klub ku mund të luaj më shumë pasi te City zakonisht ndodhet në bankën rezervë pasi Erling Haaland konsiderohet i paprekshëm nga Pep Guardiola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Ndërkombëtare
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

La Liga
Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Ndërkombëtare
Alvaro Morata zbulon arsyen befasuese pse nuk qëndroi gjatë tek Milani

Alvaro Morata zbulon arsyen befasuese pse nuk qëndroi gjatë tek Milani

Ndërkombëtare
Xavi i ka bërë të qarta ndjenjat e tij ndaj Man Utd teksa INEOS 'i bën thirrje' ish-trajnerit të Barcelonës

Xavi i ka bërë të qarta ndjenjat e tij ndaj Man Utd teksa INEOS 'i bën thirrje' ish-trajnerit të Barcelonës

Premier League
Kalo në kategori