Barca përgatit përgjigje për kërkesën e Messit – ndaj Bartomeut mund të niset mocion mosbesimi

Barcelona është duke përgatitur një përgjigje lidhur me kërkesën e Lionel Messit, ndërkohë që janë nisur zërat që kërkojnë largimin e Josep Maria Bartomeut.Associated Press ka raportuar se superylli argjentinas i ka dërguar letër me faks klubit, përmes të cilës ka kërkuar ndërprerjen e kontratës në Camp Nou.
Ai ka kërkuar aktivizimin e klauzolës që lejon largimin e tij në çdo fundsezoni, mirëpo nga klubi thonë se klauzola ka skaduar më 10 qershor, kështu që Messi është i lidhur edhe një vit me Barcën.

RAC1 raporton se Blaugranët janë duke përgatitur një përgjigje lidhur me kërkesën e 33-vjeçarit për t’u larguar nga klubi ku e zhvilloi gjithë karrierën profesionale deri më tani.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































