Emisioni "Barber Shok" pati një pëlqyeshmëri të madhe që në ditën e publikimit të episodit të parë, shkaku i formatit të veçantë.

E për shikuesit e këtij emisioni është rezervuar një lajm i mirë, pasi producenti dhe prezantuesi Fis Juniku ka premtuar edhe një sezon të ri të tij.


Ai është takuar me drejtuesit e RTV Dukagjini, ku edhe ka nënshkruar kontratën dhe ka rënë dakord për realizimin e episdeve të reja.

285852917 1035447070664307 4520377801961003541 n 1

Sezoni i ri i "Barber Shok", do të ketëskenografi të re dhe janë menduar gjithsej 12 episode me të ftuar të ndryshëm.

Data e nisjes së emisionit është menduar të jetë më 18 shtator të këtij viti. /Telegrafi/

286058407 720754292569353 4125309056764139923 n 1