LAJMI I FUNDIT:

Baraliu thotë se nëse Thaçi dorëhiqet, Vjosa Osmani mund ta merr presidencën për gjashtë muaj

Baraliu thotë se nëse Thaçi dorëhiqet, Vjosa Osmani mund ta merr presidencën për gjashtë muaj

Që nga vizita e Edi Ramës në Kosovë është përfolur bashkëngjitja e mundshme e PDK-së në koalicionin aktual qeverisës.

Por kryeministri Shqipërisë thotë se nuk ka lobuar për një gjë të tillë në Kosovë, ndërsa kryeministri Hoti thotë se Kosova ka një president me mandate të plotë.


Analisti Imer Mushkolaj në emisionin “Debat Plus” ka thënë se nëse PDK do t’i bashkohej këtij koalicioni do ta kërkonte postin e presidentit, raporton RTV Dukagjini.

“Logjika thotë se PDK do të duhej të përfshihej në qeverinë e re me idenë se në të ardhmen do të përfshiheshin në zgjidhjen e presidentit, kushtimisht nëse konfirmohet aktakuza ndaj Thaçit. Në atë rast PDK-së do t’i takonte presidenti, LDK-së kryeministri dhe do të mund të bëhet ekipi i bisedimeve”, kishte deklaruar Mushkolaj.

Profesori universitar Mazllum Baraliu thotë se pas dorëheqjes eventuale të Presidentit Thaçi, Kryetarja e Kuvendit mund ta zëvendësojë presidentin për gjashtë muaj e  më pas ndiqen procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri.

“Kur të shtrohet çështja e zgjidhjes së presidentit në Kuvend duhet të ketë kuorum prej 2/3 të deputetëve. Edhe për të zgjedhur kandidatin/kandidaten duhen 2/3 e votave. Nëse nuk mund të zgjidhet në dy herët e para, në herët e tretë shkohet me shumicë të thjeshtë të votave”, deklaroi Baraliu për RTV Dukagjinin.

Për çështjen e bashkimit të mundshme të PDK-së në koalicion ka folur në Tiranë edhe kryeministri Hoti.

“Qeverisja është plotësisht stabile. Presidenti është me mandate të plotë. Nëse krijohen ato rrethana do të ulemi dhe do të gjejmë një zgjidhje që është më e mirë për Kosovën”, deklaroi Avdullah Hoti./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori