LAJMI I FUNDIT:

Baraliu: Të shpallen zgjedhjet me urgjencë

Baraliu: Të shpallen zgjedhjet me urgjencë

Gjykata Kushtetuese këtë të premte ka publikuar aktgjykimin e plotë për votën e ish-deputetit Etem Arifi, që e rrëzon Qeverinë Hoti dhe e dërgon vendin drejt zgjedhjeve të reja.

Kushtetuesja ka konstatuar se zgjedhja e Qeverisë Hoti, më 3 qershor, nuk është në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës dhe duke kërkuar që presidenti të shpallë zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga dita e shpalljes së tyre.


Pas këtij vendimi, Mazllum Baraliu, ka thënë se data e shpalljes së zgjedhjeve nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, duhet të bëhet sa më shpejtë dhe të mos humbet kohë.

“Para kësaj do të duhej që aktgjykimi i plotë dhe i kompletuar të shpallet në gazetën zyrtare, pas kësaj ushtruesja e detyrës së presidentes e ka obligim në bazë të Kushtetutës të shpall zgjedhjet dhe të shpërbëhet parlamenti”, tha ai për Klan Kosova.

“Në bazë të vendimit sipas versionit paraprak të këtij gjykimi thuhet se data e zgjedhjeve duhej të shpallet pas 40 ditësh, prej momentit të shpalljes nga ana e presidencës. Prej kur e shpall presidentja datën fillon të rrjedh afati ligjor për kalimin e atyre 40 ditëve”.

“Duhet të veprohet me urgjencë, pa vonesë dhe menjëherë Osmani duhet t’i thërras edhe njëherë subjektet politike për takime siç i ka thirrur edhe më përpara pas shpalljes së variantit të parë. Ata duhet të konsultohen dhe të dakordohen edhe njëherë dhe të vendosin një datë të përbashkët të zgjedhjeve”.

Baraliu ka deklaruar më tej për klankosova.tv se nuk duhet humbur asnjë ditë në drejtim të shpalljes së zgjedhjeve dhe formimin e Qeveris së re, kjo pasi me kalimin e afatit të ushtrueses së detyrës vendi mund të shkojë në bankrotim pasi nuk ka kush ta shpallë seancën e parë të Kuvendit pas mbajtjes së zgjedhjeve.

“Kjo klasë politike domosdoshmërit duhet të shfrytëzojë çdo ditë dhe të kryhen të gjitha veprimet kushtetuese për përgatitjen dhe shpalljen e zgjedhjeve. Pra, duhet të ketë se kush do të shpall mbajtjen e zgjedhjeve këtë e bën presidenca këto duhet të kryhen të gjitha para fillimit të majit”.

“Duhet të mbahen zgjedhjet dhe të formohen institucionet e vendit urgjentisht, nëse kjo nuk bëhet atëherë shteti do të ndodhet në një qorrsokak politik dhe do të bankrotojë pasi nuk ka institucione kompetente që duhet të kryejnë veprimet e tyre për të funksionuar institucionet tjera”, ka thënë Baraliu.

Ai ka shtuar se akoma nuk e ka lexuar vendimin e plotë të publikuar nga Kushtetuesja por se versioni paraprak ishte befasues.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori