LAJMI I FUNDIT:

Baraliu: Mosshtyrja e zgjedhjeve në veri hap i duhur

Baraliu: Mosshtyrja e zgjedhjeve në veri hap i duhur

Ish-kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Mazllum Baraliu, thotë se është hap i duhur mosshtyrja e serishme e zgjedhjeve në katër komunat veriore.

Sipas tij, zvogëlimi i numrit të qendrave të votimit dhe votimi në qendra alternative varësisht prej rrethanave është praktikë e kahershme ndërkombëtare.


Ai thekson se derisa s’ka prag ligjor për përqindjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhje, ato do të jenë legale dhe legjitime. Ndërkohë, Baraliu, thotë se nuk pret destablizim të situatës në veri pavarësisht mos pjesëmarrjes në zgjedhje të Listës Serbe më 23 prill, derisa thekson edhe nevojën e mos pengimit të ushtrimit të mandateve për ata që i fitojnë ato pas zgjedhjeve.

Baraliu thotë për KosovaPress se është momenti u fundit që qytetarët në Komunën e Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit t’i kenë institucionet e tyre legale të dala nga një proces zgjedhor.

“Tashmë ka qenë momenti i fundit që qytetarët në ato komuna t’i kenë institucionet e tyre legale dhe zgjedhjet të mbahen. Është hap i duhur i KQZ-së që të mos i shtyjë më tutje zgjedhjet por të mbahen ato. Sa i përket qendrave të votimit edhe më herët ka pasur praktika të ndryshme në botë, por edhe tek ne në Kosovë që lejojnë që përveç qendrave të votimeve tradicionale të ketë edhe qendra alternative apo mobile. Varësisht prej rrethanave të momentit ato mund të jenë të tilla dhe nuk ka asgjë të keqe, pasi është domosdoshmëri që të mbahen këto zgjedhje”, deklaron Baraliu.

Ai thekson se në zgjedhjet e 23 prillit në veri është e rëndësishme të ketë një minimum të standardeve demokratike. Sipas tij, e rëndësishme është që mos të ketë pengesa të mëdha për qytetarët që të dalin në zgjedhje dhe mos të ketë abuzime me vota.

“Meqenëse ne nuk kemi një prag të caktuar ligjor që kufizon pjesëmarrjen e qytetarëve të dalë në zgjedhje në përqindje, p.sh. po të ishte 30 për qind minimumi apo 50 për qind e sipër, atëherë do të kishte pengesa sa i përket legalitetit dhe legjitimitetit… Është e rëndësishme që të ketë një minimum standardesh demokratike që i përdorë bota në një vend çfarë jemi ne, ku flitet për demokraci të brishtë. Me rëndësi është që të ketë rregull dhe rend, mos të ketë abuzime me vota dhe mos të ketë pengesa të mëdha që qytetarët mos të dalin në zgjedhje”, thotë ai.

Krahas këtyre, Baraliu është më optimist se procesi zgjedhor do të shkojë pa ndonjë tension të madh. Sipas tij, Beogradi zyrtar nuk do ta lejojë një gjë të tillë pas marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit për zbatimin e saj në Ohër.

“Mund të pritet çdo gjë, por unë nuk besoj, pasi pas marrëveshjes së Brukselit dhe asaj të Ohrit mendoj se ka presione të vazhdueshme nga bashkësia ndërkombëtare ndaj Vuçiqit. Pra nuk do të ketë aso metoda sikur ishin përpara kur u shtynë zgjedhjet sepse nuk guxon Beogradi të lejon një gjë të tillë. Kam shpresë dhe besoj në këtë se ata që i fitojnë mandatet edhe t’i ushtrojnë ato”, deklaron Baraliu.

Megjithatë, Baraliu është kritik i kësaj marrëveshje të panënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë. Ai konsideron se përmes saj Kosova dëmtohet seriozisht në sovranitet dhe funksionalitetin si shtet i pavarur dhe demokratik.

“Është gabim që janë pranuar ato pika. Qeveria jonë po e bënë hapin para se të duhet për të realizuar atë marrëveshje, ndërkohë eksponentët e Beogradit, jo vetëm që po dalin publikisht që nuk i pranojnë disa pika të marrëveshjes por edhe në Rashkë në kufi po provokojnë duke instrumentalizuar situatën deri në destabilizim…Me këto mekanizma të marrëveshjes, Kosova dëmtohet seriozisht. Në mënyrë të pakthyeshme i dëmtohet sovraniteti i saj dhe vihet në pyetje ekzistenca e funksionalitetit si shtet i pavarur dhe demokratik”, përfundon ai.

Në zgjedhjet e 23 prillit për kryetar të katër komunave në veri do të garojnë 11 kandidatë, ku vetëm dy prej tyre janë nga komuniteti serb.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale do të mbahen në veri pas dorëheqjes së kryetarëve të komunave të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut. Kryetarët e këtyre komunave dhanë dorëheqje në nëntor të vitit 2022 për shkak të vendimit qeveritar për targat ilegale serbe.

Zgjedhjet në veri fillimisht ishin caktuar me datë 18 dhjetor të vitit 2022, mirëpo ato u shtyn pas incidenteve dhe pamundësisë për organizimin e tyre.

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori