Banorët rregullojnë vetë rrugën “Xhemajl Ibishi” (Foto)

Banorët e rrugë “Xhemajl Ibishi” në Prishtinë janë detyruar që vetë ta rregullojnë një pjesë të rrugës që kishte mbetur kohë të gjatë e dëmtuar nga një intervenim i ujësjellësit.
Banorët e lagjes kanë postuar fotografitë në Facebook, duke thënë se kanë pritur për rreth tre muaj që këtë ta bëjë Komuna e Prishtinës.
Por, pritjes së tyre i ka ardhur fundi. Ndonëse jo me asfalt, por me beton, ata kanë mbuluar gropën, që sidomos pas reshjeve të shiut të kohëve të fundit ishte thelluar shumë.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals











































