ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Banorët e Rrugës C në Prishtinë, tash e disa dite janë duke u përballur me mungesë të ujit.

Banorët janë ankuar në redaksinë e Telegrafit, se uji po ndalet çdo ditë, dhe në orar të zgjatur, sipas banorëve për këto ndërprerje të ujit ata nuk janë informuar nga KRU Prishtina.


Mungesa e ujit është duke iu shkaktuar probleme të shumta në përditshmëri. /Telegrafi/