LAJMI I FUNDIT:

Banorët e një fshati në Llap vendosin qese me gjëra ushqimore në rrethojën e xhamisë (Video)

Banorët e një fshati në Llap vendosin qese me gjëra ushqimore në rrethojën e xhamisë (Video)

Patriot Rudari ishte zgjuar herët në mëngjes për të vazhduar misionin e tij human. Në rrethojat e oborrit të xhamisë së fshatit, po i varte qeset e mbushura me produkte ushqimore, të destinuara për kalimtarët të cilët janë në nevojë.   

Rudari ka thënë kjo iniciativë është bërë në bashkëpunim me banorët e fshatit Shajkovc, për t’u solidarizuar sadopak me nevojtarët në muajin e shenjtë të Ramazanit.

“Sot, me rastin e ditës së parë të Ramazanit kemi vendosur që disa qese me gjëra ushqimore t’i vendosim në rrethojat e xhamisë për ata që vërtet kanë nevojë. Në këtë fshat banorët nuk kanë nevojë për këto ndihma, dhe në këtë rast ne kemi vendosur që këto ushqime t’i vendosim për fshatrat tjera që gravitojnë nga Podujeve dhe Batllava… Nëse iniciativa ka sukses, to t’i vazhdojmë edhe me ditët tjera”, tha për RTV Dukagjinin, Patriot Rudari.


Në këto qese janë të vendosura artikuj të ndryshëm ushqimor të destinuara për familjarët e fshatrave të tjera përreth.

Nuk është hera e parë që banorët e Shajkovcit, marrin të tilla iniciativa humane.

Bajram Mulolli, drejtor i shkollës së fshatit, ka thënë se zemërgjerësia e banorëve të këtushëm, është parë edhe në vitet e kaluara.

“Fshati Shajkovc është mjaft i organizuar në iniciativat humanitare. Për vite me radhë mërgimtarët tonë dhurojnë të holla, veshmbathje etj. Përgjatë kohës së luftës ky fshat ka strehuar mbi 50 mijë banorë nga gjithë Llapi… Kjo është një iniciativë nga shpirtmirësia e banorëve. Ata më parë kanë marrë modele nga Skandinavia për dhurimin e mollëve, ndërsa tash kanë marrë këtë iniciativë për muajin e shenjtë të Ramazanit, që të kenë frymën e humanitetit”, tha Bajram Mulolli.

Banori Patriot Rudari, ka thënë se nëse kjo iniciativë pëlqehet nga banorët e fshatrave përreth, do të vazhdojnë përgjatë gjithë muajit. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori