LAJMI I FUNDIT:

Banka Ekonomie hap nëndegë të re në Prishtinë

Banka Ekonomie hap nëndegë të re në Prishtinë

Banka Ekonomike njofton të gjithë klientët se është hapur nëndega e re në Prishtinë, ne rrugën Agim Ramadani (afër Menzës së studentëve)

Në vazhdën e riorganizimit të degëve më qëllim që të jemi sa më afër klientëvë dhe të ju ofrojmë shërbime sa më cilësore , Banka Ekonomike ka hapur nëndegë të re në Prishtinë.

Ky hap konfirmon misionin e bankës për të ofruar shërbime të shpejta dhe cilësore për klientët tanë.. Gjithashtu, së shpejti do të zgjerojmë rrjetin e degëve në Prishtinë edhe me një qender biznesi, duke vazhduar të mbetemi besnik ndaj klientëve tanë, ritheksojmë angazhimin maksimal në vazhdimësinë e ofrimit të shërbimeve për të ju përshtatur nevojave tuaja.

Me hapjen e kësaj nëndege, klientët:

• Do të kenë çasje nga dita e hënë deri ditën e premtë (09:00 deri 16:30), dhe diten e shtunë (10:00 deri 12:30) ndërsa të dielën nuk do të punohet.
• Do të kryejnë të gjitha transaksionet bankare si: hapje e llogarisë, pagesa të ndryshme komunale etj. kursime, depozita me afat, debit dhe kredit kartela MasterCard dhe Visa, E-Banking, kurs këmbimi, transfere vendore dhe ndërkombëtare, të gjitha llojet e kredive, ATM 24/h etj ;

Për çdo informatë shtesë apo detaje të tjera, ju mund të vizitoni njërën nga degët më të afërta të Bankës Ekonomike, apo të telefononi në Qendrën e Thirrjeve në +381 (0) 38 22 53 53.

Artikull i sponsorizuar