LAJMI I FUNDIT:

Banka Botërore do të ndihmojë në financimin e energjisë së ripërtrishme në Kosovë

Banka Botërore do të ndihmojë në financimin e energjisë së ripërtrishme në Kosovë

Gjatë takimeve të përvitshme pranverore në Washington të cilat organizohen nga Banka Botërore, ministri i zhvillimit ekonomik, Valdrin Lluka, dhe ai i ministrisë së financave, Bedri Hamza, u takuan me zëvendëspresidentin e Bankës Botërore për Evropë dhe Azi, Cyril Muller.

Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin që ka Kosova me Bankën Botërore dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij bashkëpunimi.

Gjatë takimit, ministri Lluka shpalosi nevojat për ndihmë në sektorin minerar, duke kërkuar asistencë teknike për zhvillimin e Trepçës dhe 11 zonave me interes të veçantë të pasura kryesisht me plumb, zink, nikel dhe krom.


Lluka tha se prezenca e Bankës Botërore në këto asete strategjike është më se e nevojshme për shkak se ndihmon në rritjen e kredibilitetit, transparencës dhe konkurrueshmërisë.

Po ashtu, përmes Institucionit Financiar Ndërkombëtar (IFC), Banka do të ndihmoj me zhvillimin e procedurave për dhënien e licencave të energjisë së ripërtëritshme përmes ankandit, duke ofruar edhe financim për 100 mw e para.

Presidenti Muller u shpreh i kënaqur me partneritetin e deritanishëm që ka më Kosovën dhe parasheh rritje të projekteve në fushën e ujërave dhe energjisë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Elkos Center hapet edhe në Suharekë

Elkos Center hapet edhe në Suharekë

Ekonomi
Kalo në kategori