LAJMI I FUNDIT:

Banka Botërore: Rritje prej 2.4% për ekonominë e RMV-së

Banka Botërore: Rritje prej 2.4% për ekonominë e RMV-së

Ekonomia e RMV-së, këtë vit, do të shënojë rritje prej 2.4% vlerëson Banka Botërore në raportin më të ri për perspektivat ekonomike globale.

Ky është një skenar më optimist nga raporti i vjeshtës i Fondit Monetar Ndërkombëtar për rritjen e BPV-së së RMV-së prej vetëm 1.4%.

Sipas vlerësimeve të fundit të Bankës Botërore rritja ekonomike e vendit lehtë do të përshpejtohet deri në 2.7% në vitin 2024 dhe 2.9% në vitin 2025.


Paraprakisht, në raportin e janarit të BB-së, ishte potencuar se këtë vit RMV-ja e nisi si lidere e rajonit me rritje të inflacionit.

Në raportin e fundit, Banka Botërore parasheh se i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor vitin do ta përfundojë me rritje ekonomike prej 2.6%.

Në raport potencohen se faktorë kyç që ndikojnë në perspektivat ekonomike janë ndikimet nga lufta në Ukrainë, konsumi më i ulët personal, kushtet e përforcuara financiare dhe kërkesa më e dobët në eurozonë.

Rritje më të madhe ekonomike nga vendet e rajonit, këtë vit pritet në Kosovë që mund të mbërrijë deri në 3.7%, më pas në Mal të Zi me 3.4%.

Banka Botërore pret që Shqipëria të ketë rritje ekonomike prej 2.8%, B e H – 2.5%, Serbia – 2.3%, Kroacia – 1.9%, kurse Bullgaria 1.5%.

Lidhur me perspektivat globale BB-ja pret ngadalësimin e rritjes ekonomike për këtë vit në 2.1%, krahasuar me vitin e kaluar kur ishte 3.1%.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
Kalo në kategori