LAJMI I FUNDIT:

Banka Botërore për 5 vitet e ardhshme ndanë 200 miliardë dollarë për ndryshimet klimatike

Banka Botërore për 5 vitet e ardhshme ndanë 200 miliardë dollarë për ndryshimet klimatike

Banka Botërore ka lajmëruar dyfishimin e investimeve aktuale pesë vjeçare në rreth 200 miliardë dollarë në mbështetje të vendeve që ndërmarrin veprime klimatike ambicioze. Plani i ri pritet të rrit mbështetjen për adaptim dhe qëndrueshmëri, duke ditur ndikimet gjithnjë e më të mëdha të ndryshimit klimatik në jetë dhe mirëqenie, veçanërisht në vendet më të varfra të botës.

Ky plan, sipas Bankës Botërore paraqet një ambicie dhe përçon një sinjal të rëndësishëm për komunitetin botëror.

“Ndryshimi klimatik është një kërcënim ekzistencial ndaj popullatës më të varfër dhe më të cenueshme. Këto synime të reja demonstrojnë se sa seriozisht jemi duke e marrë këtë gjë, duke investuar dhe mobilizuar 200 miliardë dollarë gjatë pesë viteve për të luftuar ndryshimin klimatik. Ne jemi duke u përpjekur të bëjmë më shumë dhe të veprojmë më shpejt dhe i bëjmë thirrje komunitetit botëror që të bëjë të njëjtën gjë. Kjo nënkupton që shtetet dhe komunitetet të marrin përgjegjësinë për ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt dhe më të qëndrueshme në aspektin klimatik”, tha presidenti i Bankës Botërore, Jim Yong Kim.

Shuma prej 200 miliardësh përbëhet nga rreth 100 miliardë dollarë të financimit direkt nga Banka Botërore (BERZH/IDA) dhe rreth 100 miliardë dollarë të financimit direkt të kombinuar nga Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) dhe Agjencia Multilaterale e Garantimit të Investimeve (MIGA) dhe kapitalit privat të grumbulluar Grupi i Bankës Botërore.

Banka Botërore thotë se prioritet kyç është rritja e mbështetjes për adaptim klimatik, duke e pranuar se miliona njerëz gjithandej botës tashmë janë duke u përballur me pasoja të rënda të ngjarjeve më ekstreme të motit.

“Njerëzit janë duke humbur jetën dhe çdo gjë tjetër për shkak të efekteve katastrofale të ndryshimit klimatik. Ne duhet të luftojmë shkaqet, por edhe t’u përshtatemi pasojave që shpesh janë shumë dramatike për njerëzit më të varfër në botë. Kjo është arsyeja pse ne në Bankën Botërore zotohemi të rritim financimin klimatik në 100 miliardë dollarë, gjysma e të cilave do të shkoj në ndërtimin e shtëpive, shkollave dhe infrastrukturës së adaptuar më mirë, dhe investimit në bujqësinë e mençur klimatike, në menaxhimin e qëndrueshëm të ujërave dhe në rrjetet e përgjegjshme të sigurisë sociale”, tha kryeshefja ekzekutive e Bankës Botërore, Kristalina Georgieva.

Financimi i ri do të sigurojë që adaptimi të bëhet në mënyrë sistematike dhe Banka Botërore do të zhvillojë një sistem të ri të vlerësimit për të përcjell dhe stimuluar progresin botërorl. Veprimet do të përfshijë mbështetjen e parashikimeve cilësore, sistemeve të paralajmërimit ë hershëm dhe shërbimeve informative klimatike për të përgatitur më mirë 250 milionë njerëz në 30 vende në zhvillim për rreziqet klimatike. Përveç kësaj, me investimet e pritura do të ndërtohen sisteme të mbrojtjes sociale më të përgjegjshme në aspektin klimatik në 40 vende dhe do të financojnë investime të mençura klimatike në bujqësi në 20 vende.

“Ekzistojnë mundësi reale në vlerë trilionë dollarëshe për sektorin privat që të investojë në projekte që ndihmojnë në shpëtimin e planetit. Puna jonë është që të dalim në terren dhe të gjejmë në mënyrë proaktive ato mundësi, të përdorim veglat tona të eliminimit të rrezikut dhe të rrisim investimin e sektorit privat. Ne do të bëjmë shumë më tepër për të ndihmuar financimin në energji të ripërtërishme, ndërtesa ‘të gjelbra’, agrobiznes të mençur klimatik, transport urban, ujë, dhe menaxhim të mbeturinave urbane”, tha kryeshefi ekzekutiv i IFC-së Philippe Le Houérou.

Në vitin 2018, Grupi i Bankës Botërore ka ofruar një shumë rekorde prej 20.5 miliardë dollarësh si financim për veprimin klimatik, duke dyfishuar rezultatet e një viti para Marrëveshjes së Parisit dhe duke arritur synimin e vet 2020 dy vite para afatit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Botë
Me ble t're se u prish? -  Jo, ua rregullon Hausmeister

Me ble t're se u prish? - Jo, ua rregullon Hausmeister

Hausmeister
Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Meridian
Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

CITY College
49 VITE – 49 Shpërblime

49 VITE – 49 Shpërblime

Gorenje Department Store
Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri –  filluar nga 179 euro në muaj

Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri – filluar nga 179 euro në muaj

Auto Mita
Kalo në kategori