Një apartament në Londër i cili përmban një tualet që është afër nga hapësira e kuzhinës është në dispozicion për t’u marrë me qira për 600 funte në muaj (rreth 700 euro).


sf4

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, banjo e vogël e apartamentit është mbyllur brenda njësisë së dushit.

sf1

Si rezultat, një panel i hollë xhami është gjithçka që ndan qiramarrësin nga aty ku bën banjë dhe ku ruan dhe gatuan ushqimin.

sf2

Gjithashtu, në hapësirën për të cilën do të duhet të paguani hiq më pak se 600 funte në muaj, pranë stacionit Forest Gate në Newham është një krevat dhe televizion mbi njësitë e kuzhinës.

sf3

Sidoqoftë, edhe pse e vogël, kjo banesë ka marrë shumë vëmendje në mediat sociale. /Telegrafi/

sf5