Banesa e dy artistëve të njohur Mihrije Braha dhe Naimi Abazi së fundmi është përfshirë nga zjarri.

Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë, ndërsa lajmin e ka konfirmuar këngëtarja Mihrije në një prononcim për Telegrafin.


Braha tha se gjatë kohës së incidentit në banesë ndodhej djali i tyre, Platori bashkë me partnere e tij, por që të dy janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Screenshot 7 35 Foto: Naim Abazi/Instagram

"Po është e vërtetë na është djegur banesa, në momentin e ngjarjes në shtëpi ka qenë Platori dhe partnerja e tij, por ajo që ka rëndësi është se të gjithë jemi mirë me shëndet", tha Mihrija.

Tutje, Mihrija tha se si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme të mëdha materiale si djegia e gardërobës së saj dhe Naimit.

"Zjarri është shkaktuar nga një defekt me rrymën dhe na ka shkaktuar disa dëme materiale, është djegur gardëroba ime dhe e Naimit", përfundoi këngëtarja. /Telegrafi/