LAJMI I FUNDIT:

Banda shqiptaro- ruse në vjedhje kartash krediti

Banda shqiptaro- ruse në vjedhje kartash krediti

Një bandë shqiptaro- ruse akuzohet për vjedhjen e mijëra kartave të kreditit në SHBA dhe në Zelandën e Re. Lajmi publikohet nga gazeta “The Herrald” dhe i referohet një hetimi bankar.

Një bandë shqiptaro- ruse akuzohet për vjedhjen e mijëra kartave të kreditit në SHBA dhe në Zelandën e Re. Lajmi publikohet nga gazeta “The Herrald” dhe i referohet një hetimi bankar. Vjedhja është konstatuar fillimisht në makineritë e pagesave në qendër të Auklend të Zelandës së Re. Hetimi është kryer nga Westpac Bank me ndihmën e këshillit të qytetit të Auklendit. Banda shqiptaro ruse përdoret adresa të ndryshme të internetit për të maskuar identitetin. Mijëra njerëz janë ankuar për vjedhjen e akrkave të tyre të kreditit që përdoren në mënyre false në supermarkete. Mendohet se në këtë vjedhje janë përfshirë 100 mijë karta krediti. Gazeta shkruan se bandat ruse e të Europës lindore dominojnë krimet me mashtrime kompjuterike. Ata shpesh drejtohen nga ish agjentë të KGB-së që rekrutojnë hakera të ri për të vejdhur karta krediti dhe llogari bankare.