LAJMI I FUNDIT:

Ban Ki-mon i pakënaqur me përparimin në dialogun Kosovë-Serbi

Ban Ki-mon i pakënaqur me përparimin në dialogun Kosovë-Serbi

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, tha se zbatimi i marrëveshjeve midis Prishtinës dhe Beogradit nuk ka shënuar përparim të konsiderueshëm.

Në raportin e fundit tremujor, që do të prezantohet më 25 gusht në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Ban fajësoi të dyja palët për mospërmbushje të detyrimeve.


“Situata e tensionuar politike dhe protestat e opozitës kanë ndikuar në angazhimin e Prishtinës, ndërsa zgjedhjet parlamentare dhe procesi i formimit të qeverisë kanë ndikuar në vëmendjen e Beogradit”, thuhet në raportin që përfshin periudhën nga 16 prilli deri më 15 korrik, transmeton REL.

Siç raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, Ban ka ftuar udhëheqësit në Beograd dhe Prishtinë që të tregojnë kreativitet, fleksibilitet dhe gatishmëri për kompromis, me qëllim që të arrihet përparim në dialogun për normalizim të marrëdhënieve midis dy vendeve.

Në periudhën që mbulon raporti nuk ka pasur takime në nivel të lartë midis Prishtinës dhe Beogradit, ndonëse janë mbajtur katër në nivel teknik.

Në trend Lajme

Më shumë
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Lajme
​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

Komunat
​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

Lajme
Një muaj paraburgim për serbin që mori pjesë në protestat në Zveçan ku u lënduan ushtarët e KFOR-it e policisë

Një muaj paraburgim për serbin që mori pjesë në protestat në Zveçan ku u lënduan ushtarët e KFOR-it e policisë

Lajme
Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Lajme
Kalo në kategori