LAJMI I FUNDIT:

Bamjet, si t’i përgatisim si tartë dhe pse duhet t’i hamë

Bamjet, si t’i përgatisim si tartë dhe pse duhet t’i hamë
fresh okra on white background , close up

Sapo kemi hyrë në stinën e bamjeve. E sjellë si tartë mund të jetë një mënyrë shumë e shijshme për ta shërbyer këtë perime me kaq vlera ushqimore. Shumë e urrejnë nga pamja e jashtme dhe forma që merr pas gatimit.

Porse e gatuar me një petë të përgatitur me miell, gjalpë, fara lini dhe lulëkuqe dhe bashkuar me gjizë pa kripë të rrahur dhe bërë krem me bamjet, tarta merr një shije të paharruar.


Bamjet duhet t’i hanë sa më shumë vajzat që duan të mbeten shtatzënë, pasi bamjet nxisin shtatzëninë dhe ndihmojnë shtatzëninë e shëndetshme.

Bamjet sigurojnë nivele të larta të vitaminës A, vitaminës B (B1, B2, B6) dhe vitaminë C, si dhe gjurmë zinku dhe kalciumi. Këto vitamina e bëjnë atë një ndër perimet ideale për ta ngrënë gjatë shtatzënisë.

Bamjet gjithashtu ofrojnë ndjeshëm praninë e fibrave dhe acidit folik. Ndaj përdoren shumë dhe gjatë dietave të ndryshme për dobësim.

Ndihmojnë shumë në uljen e nivelit të kolesterolit. Në këtë formë të shijshme mund ta hanë dhe fëmijët. ‪

Roasted-Okra-2

Përgatitja e tartës

Përbërësit:
Një gjysmë kërcelli selinoje, 1 qepë e vogël, 1 karotë e vogël, 2 thelpinj hudhrash, rigon, 2 vezë, 200 gr gjizë e bërë krem me një rrahëse dhe e holluar me pak qumësht.

Përgatitja:
Presim qepët, selinon, karotën, hudhrat dhe i kavërdisim me pak vaj ulliri. Shtojmë gati 300 gr bamje të prera në feta tërthore dhe i kavërdisim me të parat. Pas gati 5-6 min gjithë masën e hedhim në një grirëse dhe e bëjmë krem.

E bashkojmë me gjizën, shtojmë 2 vezë të rrahura, piper, rigon, kripë dhe gati 2-3 lugë djathë parmigiano të grirë.

E shtojmë mbi petën e tartës që e kemi pjekur pak më parë për 10 min në furrë të ngrohtë. E rifusim me kremin dhe e pjekim për gati 20 min në 200 gradë C.

Peta e tartës bëhet me 200 gr miell të bashkuar me 1 lugë çaji fara lini dhe 1 lugë kafeje farash lulëkuqeje, pak lëkurë të grirë limoni, 100 gr gjalpë dhe pak kripë.

I grijmë në grirëse dhe e bëjmë brumë, duke shtuar ujë shumë të ftohtë. Më pas e hapim me petës, rregullojmë anët e tavës dhe e pjekim.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori