LAJMI I FUNDIT:

Balluku thotë se porti i Porto Romanos do t’i shërbejë edhe Kosovës e Maqedonisë së Veriut

Balluku thotë se porti i Porto Romanos do t’i shërbejë edhe Kosovës e Maqedonisë së Veriut

Projekti i Portit të ri Tregtar në Porto Romano mblodhi sot në një tryezë, përfaqësues të një numri të madh kompanish dhe institucionesh financiare ndërkombëtare të interesuara për ndërtimin e tij.

Të pranishëm ishin edhe kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Ajo u shpreh se porti i Porto Romanos nuk do t’i shërbejë vetëm Shqipërisë. Balluku përmendi marrëveshjet me Maqedoninë e Veriut dhe me Kosovën për portet e thata. Ministrja u shpreh se Shqipëria mbetet e hapur për t’u shërbyer edhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor përmes portit të Durrësit.

“Ashtu siç ne kemi bërë publike porti i Porto Romanos nuk do t’i shërbejë vetëm Republikës së Shqipërisë, por në momentet që sot po flasim, flasim me dy marrëveshje zyrtare të lidhura mes qeverisë shqiptare dhe qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe asaj të Kosovës për ngritjen e dy porteve të Thata, respektivisht në Strugë dhe në Prishtinë. Por sigurisht duke pasur parasysh që këto janë vetëm marrëveshjet e para dhe ne do të jemi të hapur për t’u shërbyer edhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor që do të shikojnë me fizibilitet të gjitha operimet e tyre përmes portit të Durrësit. Duhet të kemi parasysh që 4 vite e fundit na kanë dhënë një mësim shumë të rëndësishëm se si situata të paparashikueshme më parë siç ishte rasti i pandemisë, apo krizës së krijuar nga agresioni rus në Ukrainë mund të afektojnë të gjithë zinxhirin furnizues global”, tha Balluku.


Ministrja tregoi edhe strategjinë që po ndjek qeveria shqiptare për infrastrukturën detare dhe portuale.

“Strategjia e qeverisë shqiptare për infrastrukturën detare dhe portuale është shumë e qartë dhe përmblidhet në tre qëllime kryesore. Ato janë modernizimi i infrastrukturës në kompleksin portual të Durrësit në zonën e Porto Romanos, pra aty ku do të vendoset porti i ri, një zonë totalisht industriale, një zonë ku parashikohet jo vetëm shërbimet portuale, por edhe një zonë e lirë ekonomike e cila do të lidhet me një hekurudhë prej 4 kilometrash dhe ku parashikohet që sipërfaqja në dispozicion të jetë 60 hektarë për një zhvillim ekonomik të pakufizuar. Së dyti, zhvillimi i logjistikës dhe transportit detar si shtyllë e ekonomisë blu dhe e treta pozicionimi i Shqipërisë si një vend strategjik në ndërlidhjen ekonomike dhe zinxhirët e furnizimit të Europës juglindore”.

Prezantimi shpjegues i projektit zhvillohet pas një pune përgatitore voluminoze përmes një konsulence nga Royal Haskoning, kur tashmë janë përmbyllurt të gjitha fazat e rëndësishme të studimeve paraprake analizat ekonomike, përcaktimet inxhinierike, studimet mjedisore, si dhe vlerësimet socale dhe ato arkeologjike, nisur nga vendndodhja e projektit në zonën e Durrësit./Tv Klan

Në trend Lajme

Më shumë
Dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë

Dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Minimi i masave shkëmbore, të shtunën do të ndërpritet qarkullimi i veturave në udhëkryqin e Gjakovës në Klinë

Minimi i masave shkëmbore, të shtunën do të ndërpritet qarkullimi i veturave në udhëkryqin e Gjakovës në Klinë

Lajme
Arrestohet njëri nga dy të dyshuarit, për plagosjen e dy personave në Prishtinë

Arrestohet njëri nga dy të dyshuarit, për plagosjen e dy personave në Prishtinë

Kronika e Zezë
​S’kalojnë amendamentet e PDK-së: Përplasje e ashpër Shoshi-Bogujevci, i bashkëngjitet edhe Musliu

​S’kalojnë amendamentet e PDK-së: Përplasje e ashpër Shoshi-Bogujevci, i bashkëngjitet edhe Musliu

Lajme
Operacioni

Operacioni "SIM", prangosen katër të dyshuar në Prishtinë dhe Mitrovicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori