LAJMI I FUNDIT:

Balluket e reja të Gigi Hadid, i japin një freski flokëve dhe një frymë tjetër imazhit të saj

Balluket e reja të Gigi Hadid, i japin një freski flokëve dhe një frymë tjetër imazhit të saj

Flokët e rinj të Gigi Hadid janë kaq perfektë për dimër sa do të doni të prisni balluke tani!

Në postimin e saj të fundit në Instagram, Gigi u shfaq me flokët më perfektë që mund të kërkojmë për sezonin e dimrit.


Të gjatë, në ngjyrë karotë në të kuqe dhe me balluke të prera drejt. Flokët e rinj, modelja i kishte kombinuar me pantallona dhe bluze-jelek të bardhë, por mund t’i imagjinoni vetë me ndonjë pallto, xhup të trashë, shall dhe kapuç.

View this post on Instagram

A post shared by Gigi Hadid (@gigihadid)

Edhe pse balluket e Gigi-it janë frymëzim mjaftueshëm për të prerë flokët, nëpër komente njerëzit merreshin me tjetër gjë: Zayn!

Ndërkohë që ajo shfaqet me flokë të rinj për të prezantuar bashkëpunimin e radhës, njerëzit nëpër komente kërkojnë një shpjegim.

Pak javë më parë, Gigi dhe Zayn vendosën t’i japin fund marrëdhënies së tyre dhe thuhet se shkak u bë zënka e këtij të fundit më nënën e modeles, Yolanda Hadid.

Asnjëri prej të dyve s’ka thënë ende publikisht asgjë rreth ndarjes, por Gigi ka balluke të reja.

Ndryshimi i flokëve flet vetë.