LAJMI I FUNDIT:

Ballkani do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian

Ballkani do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian

Shpresoj që marrëveshja ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë të krijojë atmosferë të shkëlqyer në të cilën Republika e Maqedonisë do t’i përmirësojë marrëdhëniet e saj edhe me shtetet tjera fqinje”, është shprehur zëvendës-ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-ve, Brian Hoyt Yee gjatë takimit me Ministren për punë të jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva të mbajtur në suaza të Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“E përshëndes Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Republikën e Maqedonisë. Ajo është e rëndësishme për popujt e Bullgarisë dhe Maqedonisë, por edhe për tërë rajonin”, tha Hoyt Yee, si shenjë lëvdate për dy vendet fqinje që ndërmorrën hap të rëndësishëm për stabilizimin e marrëdhënieve ndër-fqinjësore.

“Popujt e Ballkanit janë evropian, ata duan dhe meritojnë mundësi të njejta, të drejta të njejta dhe mbrojtje si gjithë qytetarët tjerë të kontinentit tonë dhe për mua është më se e qartë se i tërë Ballkani duhet, dhe në fund, do të jetë pjesë e BE-së. Ky është një premtim i dhënë në Selanik para 13 vitesh dhe u vërtetua si detyrim që duhet të realizohet nga 28 anëtarët e BE-së në mbledhjen e sivjetshme të Këshillit evropian”, u shpreh përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme i BE-së, Federica Mogherini.


Në Forumin Strategjik në Bled të Sllovenisë merr pjesë edhe Ministri për punë të jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, i cili sot foli për rëndësinë e politikës së ndërtimit të urave të miqësisë duke theksuar gjasat e larta për përparim gjatë 2 viteve në vijim që ka rajoni./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Drejtësi
Kalo në kategori