Java e 13-të në BKT Superligën e Kosovës starton sot me tri ndeshje shumë interesante që janë në program për tu zhvilluar.

Padyshim që vëmendja e adhuruesve të futbollit kosovar do të jetë në  Suharekë, atje edhe ku do të zhvillohet sfida mes liderëve të tabelës Ballkanit dhe Dritës.


Drita aktualisht mbanë pozitën e parë në tabelë me 22 pikë, një më shumës e Ballkani që zë vendin e dytë.

242046438 1473038983080595 1863124338901435011 n

Takimi i parë këtë edicion mes dy skuadrave i zhvilluar në Gjilan kishte përfunduar me rezultat të barabartë 0-0.

Në anën tjetër, takim shumë interesant pritet të jetë edhe ai mes Malishevës dhe Llapit, ku do të zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj”.

Nxehtë do të jetë edhe në takimin mes Drenicës dhe Ulpianës.

Të gjitha ndeshjet në BKT Superligë do të zhvillohet nga ora 13:00. /Telegrafi/

telegrafi sport app