
- 05/10/2023 22:32-Situata e grupit të Ballkanit: A kanë gjasa djemtë e Ilir Dajës të kalojnë tutje?
- 05/10/2023 22:30-Trajneri i Dinamos, Jakirovic e konsideron humbjen ndaj Ballkanit si më të madhen në karrierë
- 05/10/2023 22:29-Mediat kroate ‘çmenden’ për humbjen e Dinamo Zagrebit: E quajnë turp të rëndë
- 05/10/2023 22:27-Ilir Daja pas fitores ndaj Dinamo Zagrebit: Djemtë kanë shumë elemente pozitive, karakter dhe janë fitues
- 05/10/2023 22:26-Zyba: Kemi lojtarë shumë cilësorë dhe shpresojmë t’i arrijmë objektivat
- 05/10/2023 22:25-Armend Thaqi: Mposhtëm më të fortit e grupit, do të mundohemi të kalojmë tutje
- 05/10/2023 21:13-Kryeziu pas fitores së Ballkanit: Dinamo ekip shumë i madh, e kemi merituar fitoren
- 05/10/2023 21:07-Notat e lojtarëve, Ballkani 2-0 Dinamo Zagreb: Qëndrim Zyba dominoi mesfushën
- 05/10/2023 20:39-Mbyllet ndeshja
- 05/10/2023 20:27-GOOOOOOL
- 05/10/2023 20:25
- 05/10/2023 20:16
- 05/10/2023 20:09
- 05/10/2023 20:01
- 05/10/2023 19:56
- 05/10/2023 19:50
- 05/10/2023 19:35-Mbyllet pjesa e parë
- 05/10/2023 19:31-GOOOOOOOL
- 05/10/2023 19:26
- 05/10/2023 19:24
- 05/10/2023 19:20
- 05/10/2023 19:18
- 05/10/2023 19:12
- 05/10/2023 19:03
- 05/10/2023 19:01
- 05/10/2023 18:56
- 05/10/2023 18:49
- 05/10/2023 18:45
- 05/10/2023 18:40
- 05/10/2023 18:28-Viktoria Plzen fiton edhe ndaj Astanas, bëhet lider i grupit
- 05/10/2023 18:00-Formacionet zyrtare, Ballkani – Dinamo Zagreb
- 05/10/2023 17:59-Dinamo Zagreb nuk ka fituar asnjëherë në Kosovë në vitet 70-të dhe 80-të
- 05/10/2023 17:58-Tifozi shqiptar i Dinamo Zagrebit që vjen nga Gjakova: Kam rënë në dashuri me klubin kroat tetë vjet më parë edhe kam qarë në humbje
- 05/10/2023 17:57-Ish trajneri i Ferizajt, Panadic: Në tri vitet e fundit, Ballkani në Kosovë është sikurse Dinamo në Kroaci
- 05/10/2023 17:55-Jirakovic dhe Bulat shprehin respekt për Ballkanin
- 05/10/2023 17:54-Qëndrim Zyba: Nëse japim maksimumin ndaj Dinamo Zagreb dalim me rezultat pozitiv
- 05/10/2023 17:52-Ilir Daja për ndeshjen Ballkani - Dinamo Zagreb: Kundërshtari më i vështirë
Ballkani ka marr fitore të madhe ndaj Dinamo Zagreb me rezultat 2-0 në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.
05/10/2023 22:32-Situata e grupit të Ballkanit: A kanë gjasa djemtë e Ilir Dajës të kalojnë tutje?
Ballkani ka marr fitore e parë në grupeve të Ligës së Konferencës, duke mposhtur Dinamo Zagreb me rezultat 2-0.
Almir Kryeziu dhe Wahid Hamidi ishin ata që i shënuan golat në këtë fitore historike të futbollit tonë.
Këto janë tri pikët e para të Ballkanit në këtë fazë të grupeve, ku aktualisht janë në vendin e dytë me 3 pikë, aq sa ka edhe Dinamo Zagrebi që është i treti.
05/10/2023 22:30-Trajneri i Dinamos, Jakirovic e konsideron humbjen ndaj Ballkanit si më të madhen në karrierë
Trajneri i Dinamo Zagrebit, Sergej Jakirovic ka thënë se humbja ndaj Ballkanit me rezultat 2-0 ishte më e rënda në karrierë.
Ai u i kërkoi falje gjithë Kroacisë dhe tifozëve dhe shtoi se ka marrë përgjegjësinë për këtë humbje.
05/10/2023 22:29-Mediat kroate ‘çmenden’ për humbjen e Dinamo Zagrebit: E quajnë turp të rëndë
Ballkani ka marr fitore të madhe ndaj Dinamo Zagreb me rezultat 2-0 në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.
Almir Kryeziu dhe Wahid Hamidi ishin ata që i shënuan golat në këtë fitore historike të futbollit tonë.
Kjo humbje nuk është pritur aspak mirë nga mediat kroate që ishin në numër të madh të pranishme në “Fadil Vokrri”.
05/10/2023 22:27-Ilir Daja pas fitores ndaj Dinamo Zagrebit: Djemtë kanë shumë elemente pozitive, karakter dhe janë fitues
Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka folur pas ndeshjes, duke i dhënë të gjitha meritat lojtarëve të tij për shpirtin dhe karakterin e treguar.
‘Timonieri’ Daja udhëhoqi Ballkanin edhe në fitoren historike ndaj Dinamos Zagrebit me rezultat 2-0 në “Fadil Vokrri”.
05/10/2023 22:26-Zyba: Kemi lojtarë shumë cilësorë dhe shpresojmë t’i arrijmë objektivat
Njëri prej më të mirëve në fushë, Qëndrim Zyba ka thënë se Ballkani ka bërë ndeshje të madhe në fitoren ndaj Dinamo Zagrebit.
Ballkani të enjten mbrëma fitoi 2-0 ndaj Dinamos së Zagrebit, ku Zyba dominoi në mesfushë.
05/10/2023 22:25-Armend Thaqi: Mposhtëm më të fortit e grupit, do të mundohemi të kalojmë tutje
Mbrojtësi i krahut të djathtë, Armend Thaqi ka folur për fitoren e madhe të Ballkanit ndaj Dinamo Zagrebit.
Skuadra e Ilir Dajës e mposhti klubin e madh kroat me rezultat 2-0 në ndeshjen e luajtur në Prishtinë që i takoi Grupit C të Ligës së Konferencës.
05/10/2023 21:13-Kryeziu pas fitores së Ballkanit: Dinamo ekip shumë i madh, e kemi merituar fitoren
Sulmuesi anësor, Almir Kryeziu, shënoi golin e parë të Ballkanit në fitoren ndaj Dinamo Zagrebit me rezultat 2-0, në ndeshjen e dytë të Grupit C të Ligës së Konferencës.
Ai pas ndeshjes tha se Ballkani ka fituar një ndeshje shumë të fortë, por është arritur falë trajnerit, stafit dhe bashkëlojtarëve.
05/10/2023 21:07-Notat e lojtarëve, Ballkani 2-0 Dinamo Zagreb: Qëndrim Zyba dominoi mesfushën
Ballkani ka marr fitore të madhe ndaj Dinamo Zagreb me rezultat 2-0 në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.
Almir Kryeziu dhe Wahid Hamidi ishin ata që i shënuan golat në këtë fitore historike të futbollit tonë.
Lojtari me notën më të lartë në këtë ndeshje ishte mesfushori Qëndrim Zyba i cili u vlerësua me notën 7.8 nga SofaScore.
Lumbardh Dellova dhe Almir Kryeziu u vlerësuan me notën 7.6 duke pasur po ashtu paraqitje fantastike.
Te Dinamo vetëm Dino Peric me notën 7.1 kishte notë kaluese nga kroatët.
Notat e lojtarëve të Ballkanit dhe Dinamo Zagrebit
05/10/2023 20:39-Mbyllet ndeshja
90' Ballkani merr fitore të madhe ndaj Dinamo Zagrebit.
05/10/2023 20:27-GOOOOOOL
83' GOOOOL! Ballkani gjen golin e dytë me Walid Hamidin për 2-0.
https://twitter.com/FootColic/status/1709999208114114686
05/10/2023 20:25
80' Dinamo po tenton, por assesi të rrezikojë portën e Ballkanit, që po mbrohet shumë mirë.
05/10/2023 20:16
72' Ballkani është rreshtuar mirë në fushë dhe po kërkon të rrezikojë përmes kundërsulmit.
05/10/2023 20:09
65' Ilir Daja kryen dy zëvendësime. Hamidi dhe Tolaj në lojë, dalin Ismajlgeci dhe Berisha.
05/10/2023 20:01
55' Jashanica largon një top të rrezikshëm, i cili shkoi ngjitur me shtyllën.
05/10/2023 19:56
50' Dinamo e ka nisur në sulm pjesën e dytë, mbrojtja e Ballkanit pa gabime deri tani.
05/10/2023 19:50
46' Fillon pjesa e dytë.
05/10/2023 19:35-Mbyllet pjesa e parë
05/10/2023 19:26
40' Dinamo rreziko seriozisht, Moharami harkon, por Zyba largon topin nga vija.
05/10/2023 19:24
36' Almir Kryeziu gjuan drejt në duart e portierit Ivan Nevistic.
05/10/2023 19:20
35' Edvin Kuç gjuan fuqishëm nga distanca, por topi shkoi ngjitur me shtyllë.
05/10/2023 19:18
31’ Marko Bulat gjuan nga distanca, por jashtë portës së Enea Koliçit.
05/10/2023 19:12
27' Ballkani po i afrohet gjithnjë e më shumë portës me pasime të sakta dhe lojë të shpejtë.

05/10/2023 19:03
17' Albin Berisha vjedh një top nga mbrojtja kroate, gjuan fuqishëm, por portieri Ivan Nevistic ishte në vend.
05/10/2023 19:01
15' Ballkani po luan mjaftë mirë dhe po kontrollon lojën në momente, duke tentuar edhe të rrezikojë.
05/10/2023 18:56
10' Edhe kroatët kërkojnë penallti, por gjyqtari nuk mendon ashtu.

05/10/2023 18:49
3' Almir Kryeziu rrëzohet në zonë pas një kontakti, gjyqtari e akordon indirekt dhe karton të verdhë për anësorin.
05/10/2023 18:45
1' Fillon ndeshja. Dinamo luan me topin e parë.
05/10/2023 18:40
Skuadrat e Ballkanit dhe Dinamo Zagrebit dalin në fushë, ndeshja pritet të fillojë.
05/10/2023 18:28-Viktoria Plzen fiton edhe ndaj Astanas, bëhet lider i grupit
Viktoria Plzen ka shënuar fitore ndaj Astanas si mysafir me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.
Në këtë grup janë edhe Ballkani dhe Dinamo Zagreb që do të luajë nga ora 18:45 në “Fadil Vokrri”.
Cekët që fituan ndeshjen e parë ndaj Ballkanit, kanë shënuar fitore edhe sot ndaj Astanas, duke e rikthyer rezultatin.
Marin Tomasov shënoi për kazakët, ndërsa Tomas Chory dhe Lukas Kalvach kthyer rezultatin në të mirë të çekëve.
05/10/2023 18:00-Formacionet zyrtare, Ballkani – Dinamo Zagreb
Ballkani pret Dinamo Zagrebin në “Fadil Vokrri” në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.
Ndeshja fillon në ora 18:45 dhe të dy trajnerët kanë publikuar formacionet startuese.
Ballkani: Koliçi, Thaqi, Dellova, Berisha, Gripshi, Zyba, Trashi, Kuc, Jashanica, Ismajlgeci, Kryeziu.
Dinamo: Nevistic, Moharrami, Sutalo, Baturina, Mykhaylichenko, Kulenovic, Misic, Bulat, Peric, Menalo, Vidovic.
05/10/2023 17:59-Dinamo Zagreb nuk ka fituar asnjëherë në Kosovë në vitet 70-të dhe 80-të
Mediumi kroat 24sata.hr ka rikujtuar rezultatet e Dinamo Zagrebit në elitën e futbollit jugosllav, kur ka udhëtuar në Kosovë, ku në gjashtë raste, blutë kanë dy barazime dhe katër humbje.
Sigurisht, asnjë nga ato ndeshje nuk ishte pjesë e Kupave Evropiane, por si pjesë e shtetit të shpërbërë.
05/10/2023 17:58-Tifozi shqiptar i Dinamo Zagrebit që vjen nga Gjakova: Kam rënë në dashuri me klubin kroat tetë vjet më parë edhe kam qarë në humbje
Mediumi kroat Index.hr ka udhëtuar për në Prishtinë për ndeshjen e Ligës së Konferencës që zhvillohet mes Ballkanit dhe Dinamo Zagrebit.
Dinamo Zagreb nuk do ta ketë mbështetjen e Bad Blue Boys sonte nga ora 18:45 në stadiumin “ Fadil Vokrri” në Prishtinë ndaj Ballkanit, por ka shumë shqiptarë që janë tifozë të klubit të madh kroat.
05/10/2023 17:57-Ish trajneri i Ferizajt, Panadic: Në tri vitet e fundit, Ballkani në Kosovë është sikurse Dinamo në Kroaci
Ish-trajneri i Ferizajt, Andrej Panadic ka dhënë një intervistë për mediumin kroat “Vecernji” rreth ndeshjes mes Ballkanit dhe Dinamo Zagrebit që zhvillohet sot (e enjte) në kuadër të rrethit të dytë të fazës së grupee në Ligën e Konferencës.
Panadic ka qenë lojtar i Dinamos, andaj edhe ka analizuar se çfarë e pret ish-ekipin e tij në Prishtinë në ndeshjen që fillon nga ora 18:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
05/10/2023 17:55-Jirakovic dhe Bulat shprehin respekt për Ballkanin
Dinamo Zagreb është mysafir i Ballkanit në xhiron e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.
05/10/2023 17:54-Qëndrim Zyba: Nëse japim maksimumin ndaj Dinamo Zagreb dalim me rezultat pozitiv
Mesfushori i Ballkanit, Qëndrim Zyba, ka thënë se nëse skuadra e jep maksimumin ndaj Dinamo Zagrebit atëherë do të marr rezultat pozitiv.
“Është shumë e rëndësishme që të kemi motivimin maksimal dhe të japim gjithçka për të marrë rezultat pozitiv. E dimë forcën e kundërshtarit, por shpresojmë që me ndihmën e tifozëve të bëjmë paraqitje të mirë dhe të marrim rezultatin që duam”.
“Tani kanë ndryshuar shumë gjëra, pasi edhe kundërshtarët na trajtojnë me më shumë respekt dhe ndjekin paraqitjen tonë të sezonit të kaluar. Ne duam të bëjmë sa më mirë, për të arritur rezultate pozitive dhe për të rritur sa më shumë koeficientin”, ka thënë Zyba.
05/10/2023 17:52-Ilir Daja për ndeshjen Ballkani - Dinamo Zagreb: Kundërshtari më i vështirë
Ballkani do të presë Dinamo Zagrebin në “Fadil Vokrri”, një emër të njohur të futbollit ballkanik dhe jo vetëm, në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.
Trajneri i kampionëve të Kosovës, Ilir Daja doli në konferencën e zakonshme për shtyp, ku vlerësoi kundërshtarin, megjithatë theksoi se ekipi i tij do të respektojë mbi të gjitha veten kur të zbresë në fushë.
























































