Ballkani nuk gabon në shtëpi ndaj Feronikelit 74, shpërthen braziliani Giovanni

Ballkani ka arritur të shënojë fitore ndaj Feronikelit 74 me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë të Superligës së Kosovës. Pjesa e parë edhe pse ishte aktive, munguan golat, që siç duket skuadrat i kishin rezervuar për pjesën e dytë. Rezultati u zhbllokua në minutën e 53-të, kur Walid Hamidi shënoi për 1-0. Nuk vonoi shumë dhe shifrat u barazuan nga Arlind Shabani që konkretizoi një aksion të bukur të mysafirëve për 1-1. Por kjo ndeshje ishte paraparë për brazilianin e shumëpërfolur Giovanni i cili shpërtheu me dy gola. Fillimisht ai ia sjelli epërsinë skuadrës së tij në minutën e 82-të me një goditje të saktë nga brenda zonës për 2-1. Në minutën e 89-të, Giovanni shënoi një gol të bukur nga distanca për 3-1.
Ballkani është lider me 7 pikë, ndërsa Feronikeli pas tri xhirosh është ende pa fitore./ Telegrafi/
Standings provided by Sofascore

Nga
Telegrafi
25/08/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate

















































