Ballkani kthehet te fitorja, mposht me vështirësi Drenicën

Ballkani është rikthyer te fitoret pasi ka mposhtur Drenicën me rezultat minimal 1-0.
Ka qenë një ndeshje shumë e luftuar, me Ballkanin që krijoi shumë raste të mira shënimi në pjesën e parë.
Suharekasit bënë tetë gjuajtje në portën e mysafirëve, por Kenan Haxhihamza ishte fantastik duke bërë pritje të jashtëzakonshme.
Gjithsesi 45 minutat e para u mbyllën ashtu siç filluan, me rezultatin baras 0-0.
Në pjesën e dytë, mysafirët krijuan më shumë nga loja, por pa arritur të gjenin golin.
E në minutën e 78-të, vendasit gjetën golin e epërsisë kur braziliani Giovanni Ribeiro u gjend bukur në zonë dhe realizoi për 1-0.
Me këtë fitore Ballkani rikthehet në krye të tabelës me 39 pikë, një më shumë se Drita që ka një ndeshje më pak të zhvilluar, derisa Drenica mbetet e fundit me vetëm 21 pikë.
Ndeshjen e ardhshme Ballkani e luan në udhëtim te Llapi, derisa Drenica para adhuruesve të vet pret Dukagjinin. /Telegrafi/












































