Ballkani e ka mbyllur ndeshjen e fundit të fazës së grupeve ndaj Cluj me humbje (1-0), ku ekipi rumun me këtë fitore, ka kaluar tutje.

Cluj e nisi ndeshjen më mirë duke radhitur disa raste para portës së Ballkanit.


Emmanuel Yeboah rrezikoi i pari, ndërsa pas tij Karlo Muhar, por për fatin e Ballkanit nuk ishin të saktë.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 17-të, kur Nana Boateng, shënoi për 1-0.

Në minutën e 32-të, Cluj fitoi penallti, por Ciprian Deac u ndal nga Stivi Frashëri priti penalltinë e tij.

Penaltia u përsërit dhe sërish Deac ishte përballë Frashërit, por portieri ynë sërish priti gjuajtjen e tij.

Ballkani vetëm një herë gjuajti në portë në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë të besuarit e Ilir Dajës ishin më të mirë dhe rastin më të mirë e kishin të parët.

Në minutën e 53-të, një harkim në zonë i Armend Thaqit gjeti kokën e Albion Rrahmanit, i cili gjuajti mbi portë.

Screenshot 16 1

Stivi Frashëri eviton një tjetër gol në minutën e 60-të, kur Andrei Burca gjuan bukur me kokë, por përgjigjet në të njëjtën mënyrë “gardiani” i Ballkanit.

Edvin Kuç kontrolloi një pasim brenda zonës dhe gjuajti bukur, por portieri Simone Scuffet ishte në vend (71’).

Screenshot 14 1

Pas katër minutash provoi edhe Meriton Korenica, por sërish portieri ishte në vend.

Deri në fund Ballkani e dominoi ndeshjen me mbajtjen e topit, por nuk krijoi më raste të mira, duke u pajtuar në fund me humbjen.

Screenshot 16 1

Ballkani e mbyll fazën e grupeve me një fitore, një barazim dhe katër humbje: gjithsej katër pikë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
telegrafi sport app