LAJMI I FUNDIT:

Ballafaqimi me qentë dhe fjalimi për Italinë e Kosovën që Tito i ka ndaluar: Fshijeni nga kaseta! (Video)

Ballafaqimi me qentë dhe fjalimi për Italinë e Kosovën që Tito i ka ndaluar: Fshijeni nga kaseta! (Video)

Në YouTube është një xhirim interesant nga dokumentari “Tito, e kaluara lëvizëse”, të cilin ish-lideri jugosllav nuk do të donte të publikohej. Filmimi është i 3 prillit 1975, nga takimi i Titos dhe udhëheqjes komuniste, ku debatohet për ngjarjet aktuale politike.

Tito aty flet për forcimin e vendeve arabe pas rritjes së çmimeve të naftës (në ato vite në botë kishte krizë të madhe të naftës, e njohur si kriza e OPEK-ut – v.j.), e pastaj për përgatitjet e Jugosllavisë për të marrë pjesë në Konferencën e V-të të të Painkuadruarve në Kolombo të Shri Lankës. Por, në një moment e huton një qen qimedredhur të cilit Tito disa herë i bërtet.

“Qyp”, i thotë ai.


Më vonë, gjatë takimit, Tito thotë se si sllovenët në Itali kanë më pak të drejta se italianët në Istër të Sllovenisë dhe se për këtë fajtore është Qeveria e Italisë. Tema ishte e ndjeshme ndaj njëri paralajmëron Titon se është para kamerave.

“Si? Nuk është për publikim”, thotë Tito, i cili dëgjohet duke thënë se “veç në Kosovë ka më shumë nacionalizëm”!

Fundi i prezantimit të tij pasohet me duartrokitjet që u bashkohen edhe qentë me lehje. Pastaj dëgjohet prapë Tito duke mos harruar se çfarë i tha bashkëpunëtori: “Dhe aty, në kasetë, çka ka lidhje me Italinë ndërpriteni. Fshijeni nga kaseta. Unë doja t’ju informoja, por nuk është për jashtë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Siguri
Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Kalo në kategori