Deputetja e Kuvendit të Kosovës, njëherit edhe kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Duda Balje tha se nuk është koha për zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi sipas saj, një gjë e tillë nuk do të sjell ndryshime, por vetëm bllokim të funksionimit të shtetit.
“Unë mendoj se me zgjedhje nuk mund të ndryshojmë asgjë madje mund ta bllokojmë shtetin, sepse do të jetë shumë vështirë për të formuar Qeverinë. Është në pyetja çështja e presidentit në tavolinë dhe unë mendoj se na vetëm e bllokojmë shtetin nëse shkohet në zgjedhje”, tha Balje për Ekonomia Online.
Deputetja nga radhët e komunitetit boshnjak në Kosovë, tha se ende nuk kanë biseduar për emër të kandidatit për president të vendit.
Megjithatë, ajo tha se nga informatat që kanë marrë kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka shprehur dëshirën të jetë president i vendit.
“Për presidentin e Kosovës ende nuk kemi folur. Ne kemi informata se zotëri Haradinaj ka dëshirë të jetë president dhe kemi marrë edhe një letër prej një qytetari të Kosovës, i cili ka thënë se dua të jem president i vendit. Domethënë ne ende nuk kemi folur për emër dhe unë mendoj që komunitet tjera dhe ne do të përkrahim atë që ka shumicën e votave në Kuvend”.
Balje e sheh shumë shqetësuese çështjen e vaksinës, pasi sipas saj, shumë qytetarë janë kundër vaksinës si rrjedhojë e dezinformatave për efektin negativ të saj në shëndetin e njeriut.
“Unë kam frikë se një numër serioz i qytetarëve të Kosovës janë kundër vaksinës, sepse kanë marrë shumë dezinformata se vaksina është e dëmshme për shëndetin dhe mendoj që duhet të jemi të kujdesshëm për këtë çështje”.
Deputetja Balje potencoi se duhet të fokusohen më shumë në zgjidhjen e çështjeve të brendshme. Mes tjerash, ajo thotë se dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë, dhe theksoi se Kosova duhet të jetë mirë e përgatitur.
“Puna e dialogut është diçka jashtë Kosovës sepse ne kemi krizë brenda shtetit dhe ne duhet të provojmë të bëjmë sa më mirë. Por dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë dhe unë mendoj se nuk duhet me nda Kosovën në pozita dhe opozita sepse ne si Kosovë duhet me qenë si një anë sepse ka disa momente që janë të rëndësishme për persona të pagjetur sepse Serbia ka bërë dëme dhe duhet të paguajë dhe ne duhet të kemi data baza kur ulemi me Serbinë dhe me qenë të përgatitur me fol për gjëra konkrete”.
Tutje, ajo theksoi çështja e të pagjeturve duhet të trajtohet me seriozitet.
“Qysh kemi informata në takimin e fundit me kryeministrin Hoti asgjë nuk shkruhet me Serbinë pa e prekur çështjen e të pagjeturve dhe për mua ka qenë moment i mirë. Por duhet me prekë temën dhe duhet të dimë ku jemi. Ne duhet vazhduar sepse serioziteti është shumë i rëndësishëm në këtë çështje”, tha Balje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Raporti 24-orësh i policisë: Arrestime dhe incidente në rajonin e Prishtinës

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Moti në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë