LAJMI I FUNDIT:

Balija: Presim miratimin e ligjeve në mbështetje të sektorit financiar për një ringritje sa më të shpejtë ekonomike pas COVID-19

Balija: Presim miratimin e ligjeve në mbështetje të sektorit financiar për një ringritje sa më të shpejtë ekonomike pas COVID-19

Bankat do të vazhdojnë me kreditimin e ekonomisë pas pandemisë së COVID-19, por kërkohen konsultime me këtë sektor dhe veprime konkrete nga ana e institucioneve të Kosovës.

Kështu ka thënë drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija duke shtuar se pret nga institucionet që të miratohen ligjet e këtij sektori.

“Janë një numër çështjesh që duhet adresuar sa më parë në mënyrë që të hapet rrugë ringritjes ekonomike. Unë do të theksoja që Pako shtetërore e Rimëkëmjes Ekonomike duhet të përmbajë masa të gjera dhe gjithëpërfshirëse për garanci të kredive dhe subvencionim të interesit për sektorët të cilët janë goditur financiarisht nga pandemia”, thotë Balija në një shkrim në Facebook, përcjell Telegrafi.

Sipas tij, duhet të rritet mbulueshmëria e granacive kreditore në masën 100 për qind.

“Gjithashtu duhet të rritet mbulushmëria e garancive kreditore deri në 100 për qinx dhe të mos përjashtohen fermerët e vegjël nga ky mekanizëm financiar. Për më tepër, bankave duhet të ju mundësohet që të kërkojnë zbatimin e garancive pa shkuar më parë në gjykatë”, propozon ai.

Për më tepër, sipas Baliaj, janë tre ligje që duhet të trajtohen me prioritet nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës.

“Shoqata e Bankave të Kosovës ka propozuar që Ligji për Bankat të procedohet në qeveri dhe në Kuvend pasi që ka disa vite që ka ngelur në shqyrtim dhe se ligji ekzistues nuk i përmbush kërkesat aktuale të sektorit bankar dhe kërkesat e tregut. Janë paraparë një sërë ndryshimesh të cilat do të përafronin legjislacionin bankar të Kosovës me atë të Bashkimit Evropian”, shkruan Baliaj.

Balija: Pandemia e COVID-19 nuk do ta rrezikojë sistemin bankar të Kosovës
Lexo po ashtu Balija: Pandemia e COVID-19 nuk do ta rrezikojë sistemin bankar të Kosovës

Një ligj tjetër, sipas tij, është ai nënshkrimit elektronik dhe dixhitalizimit të ekonomisë.

“Ka shumë përfitime që duhen realizuar nga mundësia e nënshkrimit elektronik. Sektorit bankar, respektivisht klientëve të bankave do t’i ndihmonte shumë pasi që do të kursente kohën e tyre në raste të hapjes së llogarive nga distanca, marrjes së kredive si dhe autorizimeve të ndryshme në sektorin e shërbimeve bankare. Kjo do të ndihmonte edhe bizneset tjera që të dixhitalizojnë operacionet e tyre dhe te bëjnë biznesin e tyre në platformat dixhitale. Prandaj, Shoqata e Bankave të Kosovës është duke zhvilluar konsultime me Ministrinë e Ekonomisë për të avancuar në këtë çështje por nevojitet mbështetje institucionale për të miratuar udhëzimet e nevojshme dhe për të vënë në funksion këtë mundësi të cilën tanimë ekonomitë e zhvilluara ka dekada që e kanë implementuar dhe po përfitojnë përmes këtij procesi”, thotë ai.

Në fund, sipas Baliaj, duhet të rriten kapacitetet e gjyqësorit për të trajtuar lëndet e natyrës komerciale.

“Rritja e kapaciteteve të gjyqësorit për të trajtuar lëndët gjyqësore të natyrës komerciale mund të bëhet përmes funksionalizimit të Gjykatës Komerciale. Kjo kërkesë është bërë para disa vitesh dhe është shumë e rëndësishme për sektorin bankar dhe për rritjen e kreditimit të bizneseve me kushte më të mira. Rritja e efikasitetit të gjykatave në zbatimin e kontratave të kontestuara është edhe një nga kërkesat me prioritet që Shoqata e Bankave të Kosovës ka adresuar në institucione. Qeveria e re do të duhej ti jepte prioritet kësaj çështje në mënyrë që sa më parë të zgjidhen me dhjetëra mijëra lëndë komerciale që kanë ngelur në gjykata, me ç’rast do të liroheshin miliona euro në qarkullim dhe në funksion të ekonomisë e vendit”, përfundon ai.

Nëntë masat e parapara në kuadër të Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike pas pandemisë COVID-19
Lexo po ashtu Nëntë masat e parapara në kuadër të Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike pas pandemisë COVID-19

Qeveria e Kosovës në Programin Qeverisës 2020-2023, ka paraparë të ndërmarr nëntë masa me qëllim të rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë COVID-19. /Telegrafi/