Bale: CR7 është në nivel tjetër, dua të arrij atje

Portugezi ka shënuar 22 gola në 16 ndeshje këtë sezon dhe natyrisht se çdo futbollist lakmon të bëhet si ai.
Në këtë aspekt nuk përjashtohet as futbollisti më i shtrenjtë në botë, raporton Telegrafi.
“Po përmirësohem vazhdimisht dhe përpiqem të arrij në nivelin e Cristianos”.
“Numri i golave që ai shënon dhe ajo që bën për skuadrën, është mahnitëse”.
“Aktualisht ai është në një tjetër nivel në krahasim me të tjerët”, ka deklaruar Bale për BBC. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
09/11/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate












































