LAJMI I FUNDIT:

​Balaj-Halimaj: Specialja të nxjerrë para drejtësisë ata që kryen gjenocid ndaj civilëve shqiptarë

​Balaj-Halimaj: Specialja të nxjerrë para drejtësisë ata që kryen gjenocid ndaj civilëve shqiptarë

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj tha se një prej angazhimeve të ekzekutivit është që gjenocidi në Kosovë të njihet në përmasa ndërkombëtare dhe viktimat e familjarët e tyre të trajtohen në mënyrë adekuate. Në fjalimin e saj në seancën Kuvendit të Kosovës për shënimin e ditës ndërkombëtare të përkujtimit dhe nderimit të viktimave të gjenocidit, ajo tha se gjykata Speciale duhet të nxjerrë para drejtësisë të gjithë ata që kanë kryer krime ndaj civilëve shqiptarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ajo tha se është angazhuar në vizita e biseda me organizata të ndryshme e komisione që përfaqësojnë familjet e personave të zhdukur dhe sipas saj.

“Në vendlindjen e intelektualit të shquar dhe veprimtarit të madh të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti, forcat serbe ekzekutuan 243 civilë shqiptarë të dy gjinive dhe të të gjitha moshave, ndërkaq në Krushë të Vogël 113 fëmijë, gra, pleq dhe burra civilë. Nga ky takim, si dhe takimet e tjera të kësaj natyre, u kërkua që Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës të nxjerrin para drejtësisë të gjithë ata që kanë kryer krime ndaj popullsisë civile shqiptare gjatë luftës në Kosovë! Të gjitha institucionet tona shtetërore dhe organizatat joqeveritare duhet të vazhdojnë punën me këmbëngulje shumë më të madhe derisa përgjegjësit e krimit të gjenocidit në Kosovë të dalin para drejtësisë”, tha ajo.

Ajo tha se gjenocidi në Kosovë është kryer nga forcat serbe.

“Në Kosovë gjenocidin e kanë bërë forcat serbe në kuadër të politikës së gjenocidit ndaj shqiptarëve dhe duhet të jemi të kujdesshëm kur përpiqemi të hedhim dritë mbi këtë formë të gjenocidit, sepse rrezikojmë të individualizojmë një krim të planifikuar nga shteti. Dhuna seksuale ka pasoja të rënda për viktimën e drejtpërdrejt të kësaj dhune. Por kur dhuna seksuale hyn në funksion të strategjisë së shkatërrimit të një grupi, siç̧ ishin dhunimet e shqiptarëve në Kosovë, atëherë qëllimi i dhunimeve seksuale nuk është vetëm shkatërrimi i viktimave të drejtpërdrejta, por, nëpërmjet dhunimeve, synohej të cenohej integriteti mendor edhe i të afërmve të viktimave, i tërë grupit, i të gjithë shqiptarëve.”, tha Balaj-Halimaj.

Ajo kujtoi rezolutën e miratuar në Kuvendin e Kosovës ku 15 janari u përcaktua ditë për përkujtimin e gjenocidit që shteti serb e ka kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës, dhe kërkoi nga deputetët që mobilizohen për shënimin e kësaj ditë më 15 janar./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori