Bakllavaja me arra dhe mollë është ideale për festa dhe fundjavë Përbërësit:▪ 1 kg mollë të qëruara▪ 100 g arra të grira▪ 150 g kumbulla të thata▪ 6-7 lugë bollgur▪ 1/2 pluhur për pjekje▪ 1 lugë çaji kanellë▪ 1/2 kg kore bakllavaje▪ 150 ml vaj▪ 2,5 gota ujë▪ 2,5 gota sheqerPërgatitja:

Pastroni dhe grijini mollët. Grini arrat trash dhe zhytni në ujë kumbullat që të zbuten. Përzieni kumbullat dhe arrat e grira, si dhe mollët e grira, më pas shtoni grizin dhe kanellën.


Koret mbuloni me vaj, më pas mbushni dhe i rrotulloni. Rendisni të gjitha në një tepsi dhe piqni.

Piqeni bakllavanë në 180-200 gradë për afro gjysmë ore. Më pas, mbi bakllavanë e sapopjekur hidhni shurupin pak të ftohur dhe lëreni të thithë lëngun e të ftohet.

Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.