LAJMI I FUNDIT:

Bajrami takoi nxënësit që kanë marrë pjesë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës

Bajrami takoi nxënësit që kanë marrë pjesë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami priti në takim ekipin e nxënësve të Kosovës, të cilët kanë marrë pjesë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës, që u zhvillua në Hong-Kong.

Ministri Bajrami ka vlerësuar lartë prezantimin e dinjitetshëm të nxënësve kosovarë në këtë garë, veçanërisht suksesin e nxënëses Doruntina Sylejmani, fituese e medaljes së bronztë.


Shtetit të vogël i sollën çmime nga gara e madhe e Matematikës: Ambasadorët më të mirë të Kosovës (Foto)
Lexo po ashtu Shtetit të vogël i sollën çmime nga gara e madhe e Matematikës: Ambasadorët më të mirë të Kosovës (Foto)

“Doruntina është ambasadori më i mirë i Republikës së Kosovës, sepse ka arritur që me shumë dinjitet të përfaqësojë sistemin arsimor dhe të tregojë se ne kemi të rinj inteligjentë”, ka thënë ministri Bajrami.

Ministri Bajrami ka shprehur përkrahjen e vazhdueshme të Ministrisë së Arsimit për nxënësit e talentuar, sidomos ata të cilët tregojnë sukses në matematikë, si një lëmi e cila flet për sukesin e përgjithshëm të sistemit arsimor të Kosovës.

Profesori Ramadan Limani, koordinator i ekipit të Kosovës, ka falënderuar ministrin Bajrami për pritjen e ekipit të Kosovës, që morën pjesë në Olimpiadën e 57- të të Matematikës, duke e vlerësuar si një sukses të jashtëzakonshëm prezantimin e ekipit nga kosovar.

Ndërsa, fituesja e medaljes së bronztë, Doruntina Sylejmani foli për përvojën e saj nga pjesëmarrja në këtë garë. “Të fitosh medalje në një olimpiadë kaq prestigjioze patjetër që ka qenë një përvojë e mirë. Kam dëshirë që kjo medalje të jetë një shtysë për institucionet që të përkrahin sa më shumë matematikën në Kosovë”, tha nxënësja e Kolegjit Mehmet Akif, Doruntina Sylejmani.

Telegrafi ditë më parë ka shkruar lidhur me pjesëmarrjen e këtyre nxënësve në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës, duke i cilësuar si ambasadorët më të mirë të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vritet një grua në Pejë

Vritet një grua në Pejë

Kronika e Zezë
Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Lajme
Votim i rëndësishëm për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës – a do t’i kemi sot votat e mjaftueshme në Asamblenë Parlamentare

Votim i rëndësishëm për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës – a do t’i kemi sot votat e mjaftueshme në Asamblenë Parlamentare

Lajme
Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Siguri
Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes

Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes "s’paske mësuar por të pimë kafe, e zgjidhim ndryshe"

Arsim
​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

Lajme
Kalo në kategori