LAJMI I FUNDIT:

Bajrami: Rishikimi i buxhetit, shumë shpejt në Kuvend

Bajrami: Rishikimi i buxhetit, shumë shpejt në Kuvend

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami, ka pritur sot në takim auditorin e përgjithshëm Besnik Osmani me bashkëpunëtorë, me të cilët ka diskutuar për reformën në menaxhimin e financave publike, me theks të veçantë rritjen e performancës në shpenzimin e parasë publike.

“Bajrami, ka theksuar rëndësinë e avancimit të kontrollit të financave publike me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe cilësisë së ofrimit të shërbimeve për qytetarët nga Organizatat Buxhetore. Ministrja Bajrami shprehu gatishmërinë e Qeverisë Hoti për bashkëpunim të ngushtë me Zyrën Kombëtare të Auditimit në ngritjen e efikasitetit të kontrollit të financave publike, me qëllim të eliminimit të keqmenaxhimit të financave publike. Ajo gjithashtu njoftoi auditorin e përgjithshëm Besnik Osmani për procesin e rishikimit të Buxhetit, i cili sipas saj shumë shpejt do t’i dorëzohet Qeverisë dhe Kuvendit për miratim”, thuhet në njoftimin për media.


Në anën tjetër, Auditori i Përgjithshëm, ka shprehur gatishmërinë e tij për bashkëpunim me institucionet qeverisëse, veçanërisht me Ministrinë e Financave në avancimin e menaxhimit të financave publike nga organizatat buxhetore. /Telegrafi/